back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeLDK nuk ka diskutuar me PDK-në për zgjedhje

LDK nuk ka diskutuar me PDK-në për zgjedhje

Të ngjajshme

Zemaj: VV s’ka besuar se do të ndodhë Pavarësia e Kosovës

Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu, e ka...

Kush është ai? Jennifer Aniston shfaqet për herë të parë publikisht me partnerin e ri

Aktorja e famshme e Hollywood-it, Jennifer Aniston, është shfaqur...

​Çifti polak po shikonte lajmet mbi dronët rusë kur njëri prej tyre qëlloi shtëpinë e tyre

Pensionisti Tomasz Wesolowski po shikonte lajme në televizion për...

Presidentja paguan rreth 15 mijë euro në vit për shkollimin fillor të vajzave të saj

Shkollimin fillor të vajzave, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,...

Zelensky: Duhet të krijojmë një mburojë ajrore efektive mbi Evropën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të mërkurën se një...

Ka kohë që opozita vazhdon të kërkojë zgjedhje të parakohshme, e së fundi kësaj ideje i janë bashkuar edhe zyrtarë të pozitës.

Janë pikërisht disa deputetë të Partisë Demokratike e Kosovës që janë shprehur të gatshëm edhe për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, teksa vazhdojnë të qeverisin në një koalicion të përbashkët me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

E në po të njëjtin mendim për zgjedhje të parakohshme nuk është edhe shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri. Sipas tij situata aktuale në të cilën gjendet vendi, nuk ka nevojë për zgjedhje.

“Jo, nuk ka asnjë arsye për të shkuar në zgjedhje”, ka thënë Beqiri për Indeksonline.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së ka komentuar gjithashtu zërat nga Partia Demokratike e Kosovës për kërkesën e mbajtjes së zgjedhjeve e që sipas tij, koalicioni i tyre nuk ka të bëjë më individ por me subjekt politik.

“Ne si subjekt politik kemi një marrëveshje koalicioni, dhe ne partneritetin e koalicionit e kemi me subjekt politik dhe jo me individ. Po dëgjoj ka individë që deklarohen e janë një apo dy nga partneri i koalicionit që janë për të shkuar në zgjedhje por ne nuk kemi qëndrim të partnerit të koalicionit dhe për çfarëdo vendimi duhet të vendosin partnerët e koalicionit por prapë se prapë mendoj se nuk ka arsye të shkohet në zgjedhje”, ka shtuar Beqiri.

Beqiri ka shtuar gjithashtu se Qeveria dhe Kuvendi po e bëjnë punën e vetë, dhe se mundësia për zgjedhje të parakohshme nuk është diskutuar me koalicionin qeverisës. “Nuk është diskutuar për zgjedhje të parakohshme, përpos atyre lokaleve pra kjo është e gjithë situata aktuale”, ka përfunduar Beqiri./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz