Në komunën e Skenderajt janë mbjellë 50 hektarë me pemë. Kjo e arritur në fushën e bujqësisë të enjten është prezantuar në mbledhjen e bordit të drejtorëve të Komunës së Skenderajt, i cili është kryesuar nga nënkryetari i Skenderajt, Fadil Nura.
Drejtori për Bujqësi në Komunën e Skenderajt, Musa Lushtaku, është shprehur i kënaqur me procesin e mbjelljes së fidanëve të pemëve. Ai ka saktësuar se këtë vit në Skenderaj janë mbjellë 50 hektarë me fidane të mollës dhe kumbullës dhe gjendja e tyre është shumë e mirë. Ndërsa, nënkryetari Fadil Nura, në këtë takim me drejtorët e drejtorive ka pranuar raportet periodike dhe ka rekomanduar shtim të aktiviteteve në të gjitha fushat, sidomos në intensifikimin e punimeve në projektet kapitale. “E kemi obligim dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve të Skenderajt realizimin e objektivave të parapara dhe përkushtimin maksimal në zbatimin e të gjitha obligimeve që rrjedhin si nevoja të qytetarëve”, është shprehur Nura.
Drejtorët e drejtorive komunale kanë raportuar për aktivitetet e kryera dhe për këtë periudhë kohore, si dhe për planet e aktiviteteve për muajin prill.
- Advertisement -