back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaRegjionaleDrenasLladrovci siguron edhe 200 mijë euro nga Qeveria, ja cila rrugë do...

Lladrovci siguron edhe 200 mijë euro nga Qeveria, ja cila rrugë do të asafaltohet

Të ngjajshme

Situata e Rodrit, Pep Guardiola tregon se kur kthehet mesfushori spanjoll

Pep Guardiola u paraqit në konferencë për media para...

Franca në alarm! 5 dronë fluturojnë mbi bazën bërthamore, kundërpërgjigjet mbrojtja

Disa dronë fluturuan mbi bazën e nëndetëseve në Île...

“Ky është hit i vërtetë”, Labi kur dëgjon këngën e tij

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 4, Labi, është...

Mbi 12 milionë euro, “Përparim Thaçi” do sh’ndrrohet në super stadium

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti...

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe zëvëndësministri i Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, kanë nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit për bashkëfinancimin e projektit në asfaltimin e rrugës lokale në fshatin Godanc të Komunës së Drenasit projekt i cili do të kushtojë 190 mijë euro.

Qëllimi i kësaj marrëveshje mes Komunës së Drenasit dhe Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal është bashkëfinancimi i projektit në ndërtimin e rrugës lokale në fshatin Godanc si dhe përcaktimi i obligimeve të MAPL-së dhe Komunës së Drenasit për realizimin e këtij projekti.

Vlera e projektit është 190 mijë euro dhe obligimet e MAPL-së, janë 80 mijë euro, ndërsa Komuna e Drenasit bashkëfinancon vlerën prej 110 mijë euro. Komuna e Drenasit do t’i kryej procedurat e tenderimit dhe do të caktojë komisionin e hapjes dhe vlerësimit të tënderit, gjithashtu do të caktoj edhe menaxherin/organin mbikqyrës për realizimin e projektit dhe procedurat tjera, ndërsa MAPL-ja do t’i zotoj mjetet e bashkëfinancimit dhe cakton një zyrtar monitoriues lidhur me këtë projekt.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz