back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmePunëtorët e arsimit kërcënojnë me greva pas pushimit pranveror

Punëtorët e arsimit kërcënojnë me greva pas pushimit pranveror

Të ngjajshme

Zyrtare: Besart Berisha rikthehet në Australi, pasi mori licencën në Shqipëri emërohet trajner

Ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Besart Berisha për herë...

​Djali i Ronaldinhos i bashkohet klubit anglez

Hull City ka njoftuar të enjten nënshkrimin e Joao...

Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dyshuari për grabitje

Një shtetas i Shqipërisë është ekstraduar të enjten nga...

Si çdoherë- Përfundon pa përparim rundi i dialogut në Bruksel

Rundi i ri i dialogut për normalizim të raporteve...

Sindikalistët e Arsimit kanë paralajmëruar se do të hyjnë në grevë nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre të cilat edhe më herët janë bërë publike.

Ky paralajmërim për institucionet e Kosovës nga SBASHK-u vjen në rast se Qeveria nuk finalizon ligjin për mësimdhënësit e Kosovës që kanë punuar gjatë viteve të okupimit, përcjell Kosova Press.

Në një konferencë për media drejtuesit e SBASHK-ut kanë thënë se nëse këto kërkesa të cilat që disa herë janë duke i bërë publike nuk përmbushen, atëherë ata janë të detyruar që të ndërmarrin veprimet e tyre sindikale.

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj shpreson se do të marrin një përgjigje pozitive nga institucionet lidhur me këtë ligj.

Ai tha se i kanë dhënë afat institucioneve dy javë në mënyrë që ligji të finalizohet. Ndërsa sqaroi se kësaj radhe veprimeve të tyre iu kanë bashkangjitur edhe punëtorët e Universitetit të Prishtinës.

“Përfaqësuesit e të gjitha komunave dhe të Universitetit të Prishtinës dhe universiteteve tjera votuan dhe unanimisht i dhanë të drejtë dhe autorizim kryetarit të SBASHK-ut se nëse edhe javën pas pushimit, sot e dy javë nuk marrim dokument se ligji për vitet e 90-ta është finalizua, është formësua nga dy zyret e MASHT-it dhe Ministrisë së Punës, nuk na thirrin të na tregojnë se janë të gatshëm për nënshkrimin e kontratës së re, atëherë ne kemi autorizim, nuk do ta thirrim më Këshillin Drejtues, përmes një takimi për media do t’i shpallim veprimet sindikale” tha Jasharaj.

Ai ka paralajmëruar se do të fillojnë me mosmbajtjen e një ore, më pas do të kalojnë edhe në veprime tjera deri tek greva në të gjitha institucionet arsimore.

Sipas tij me anë të këtij ligji janë kategorizuar pagat e mësimdhënësve që kanë punuar në vitet e nëntëdhjeta, e që ata që kanë punuar prej 1 deri në 5 vjet do të paguhen me 65 përqind të pagës, ndërsa ata që kanë punuar mbi 5 vjet do të paguhen me 75 përqind të pagës bazë.

Jasharaj u shpreh optimist se ligji do të finalizohet dhe nuk do të ketë probleme në këtë çështje.

“Duke parë se shteti ynë gjegjësisht qeveritë lokale nuk po reagojnë pozitivisht në realizimin e obligimeve që i kanë, e kam fjalën për tri paga me rastin e pensionimit dhe të tri paga suplementare, SBASHK-u ka përgatitë lëndët dhe të gjitha janë në gjykata. Kemi filluar me Vushtrrinë dhe është mbajt seanca e parë ku ne po i fitojmë rastet” tha Jasharaj.

Ai beson se deri në qershor, të punësuarit në arsim që janë të pensionuar në vitet 2015-2016 do të dalin fitues bashkë me SBASHK-un, dhe ata tani do t’i marrin jo vetëm tri paga por do t’i marrin gjashtë.

Ndërsa Ymer Ymeri, menaxher financiar i SBASHK-ut, tha se për herë të tretë Ligji është kthyer nga Qeveria në Ministrinë e Arsimit për t’u rishqyrtuar edhe një herë, por siç tha ai kjo punë është zgjatur bukur shumë.

Ai tha se ministri i Arsimit ka premtuar se kjo punë do të zgjidhet në shkurt ndërsa tash kanë hyrë në prill dhe nuk ka asgjë në këtë drejtim.

Edhe Ymeri tha se durimit të mësimdhënësve i ka ardhur fundi dhe nëse nuk ka përgjigje pozitive do të ketë greva.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz