BallinaLajmePrizren, dy persona kanosin një femër më pas hakmerret një familjar i...

Prizren, dy persona kanosin një femër më pas hakmerret një familjar i viktimës

Të ngjajshme

Trump: Marina e Iranit është reduktuar në varka të vogla me mitralozë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se nëse Shtetet...

“Përtej hekurave”

Nga Driton Fejzullahu Mbrëmë isha në Shkup, në shfaqjen me...

Musliu-Shoshi: Ambicia e Kurtit për pushtet absolut e çoi vendin në zgjedhje

Ish-deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi,...

Sot rreth orës 10:35, Policia e Stacionit Policor “Veriu” në Prizren ka pranuar një informatë se dy të dyshuar e kishin kanosur me armë zjarri një femër nga Lubizhda në oborrin e saj.

“Pas pranimit të informatës policia ka dalë në vendin e  ngjarjes dhe ka kryer bastisje në shtëpinë e personave të dyshuar me ç ‘rast ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike AK-47 me 206 fishekë, tetë karikatorë dy çanta për mbajtjen e karikatorëve, pjesë shtesë të armës dhe pajisje për pastrimin e armës.

Më pas dy të dyshuarit janë sjellë në stacion dhe në prani të avokatëve mbrojtës janë intervistuar e më pas me urdhër të prokurorit të njëjtit ndalën nën masën e arrestit policor.

Ndërkaq, rreth orës 11:50 minuta, një i dyshuar tjetër nga familja e kanosur, në shenjë hakmarrje  ndaj kanosësve dyshohet të ketë shkuar dhe t’ia ketë dhënë flakën një shtëpie banimi, pronë e të dyshuarve në të cilën janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.  Edhe në ketë rast një i dyshuar është arrestuar për zjarr vënie. Shkas për të gjitha këto probleme thuhet të jetë një kontest pronësor”- thuhet në komunikatën drejtuar mediave.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz