BallinaLajmeKomandanti i KFOR-it: Nëse FSK Bëhet ushtri, do ta rishikojmë angazhimin tonë...

Komandanti i KFOR-it: Nëse FSK Bëhet ushtri, do ta rishikojmë angazhimin tonë në Kosovë

Të ngjajshme

Tensione në Gjirin e Omanit, Irani sekuestron anijen e dyshuar me armë

Një anije që dyshohet se shërbente si “depo lundruese...

Incidenti në Skenderaj, Nuredin Lushtaku: Kur t’i teket Sami Lushtakut nëse donë e rreh shuplaka gojës Hysni Mehanin

Pas incidentit në Skenderaj ka reaguar ish-deputeti Nuredin Lushtaku. Lushtaku...

Konjufca priti ambasadorin australian në takim përshëndetës

Zëvendëskryeministri i Parë në detyrë dhe Ministri në detyrë...

Kurti i ndan veç 50 mijë euro për renovimin e Xhamisë së Ibrit

Është miratuar nga Qeveria në detyrë e Kosovës vendimi...

Komandanti i KFOR-it, Giovanni Fungo,  ka deklaruar se situata e sigurisë në Kosovë është stabile pavarësisht disa tensioneve. Ai ka folur edhe për iniciativën e presidentit Hashim Thaçi për transformimin e FSK-së, duke i dhënë kompetenca të ushtrisë nëpërmjet ligjit

Komandanti i KFOR-it, Giovanni Fungo, thotë se autoritetet në Prishtinë e kanë bërë të qartë se dëshirojnë që Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) të vazhdojë të bashkëpunojë me KFOR-in. Megjithatë, sipas tij, nëse mandati i FSK-së zhvillohet në mënyrën e propozuar nga presidenti Hashim Thaçi, NATO-ja do të duhet ta rishikojë nivelin e saj të angazhimit, veçanërisht në aspektin e ngritjes së kapaciteteve.

Këto komente gjenerali italian i ka bërë gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri”, duke shtuar se në fund të fundit i takon Këshillit Veri-Atlantik që ta marrë një vendim unanim politik se si të vazhdohet tutje.

Komandanti i KFOR-it ka vlerësuar se situata e sigurisë në Kosovë është stabile, pavarësisht, siç thotë ai, disa tensioneve që janë vërejtur kohët e fundit. Duke folur për procesin e krijimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në vitin 2008, nën kujdesin e KFOR-it, gjenerali Fungo thotë se është themeluar një sistem rigoroz i verifikimit.

“Të gjithë kandidatët për FSK janë verifikuar me kujdes për të siguruar se vetëm ata me shkathtësitë më të përparuara mund t’i bashkohen FSK-së. Gjatë viteve FSK-ja ka përmirësuar aftësitë e veta në fushat e aktiviteteve, në përputhje me mandatin e saj”, ka potencuar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz