BallinaLajmeAnita Haradinaj: Kur më vdiq nëna nuk qava. Për Ramushin kam thënë...

Anita Haradinaj: Kur më vdiq nëna nuk qava. Për Ramushin kam thënë ‘nuk mundem më”

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Anita Haradinaj ka qenë sot e ftuar speciale në programin e pasdites “Rudina”, në Televizionin Klan.
Bashkëshortja e kreut të AAK –së, i cili aktualisht vijon të qëndrojë në Francë pas urdhërarrestit ndërkombëtar të lëshuar për të nga Serbia, ka rrëfyer për moderatoren Rudina Magjistari momentin kur Haradinaj u ndalua në aeroport.

Ajo shpjegon se zakonisht Haradinaj ndalohej nëpër aeroporte dhe e merrnin në pyetje për shkak të akt – akuzës mbi të, megjithatë ajo tregon se gjithnjë kishte kaluar pa probleme, përveç kësaj here në Francë kur ai nuk të kalonte.

Ndaj Anita e konsideron të habitshme rastin konkret dhe për të zvarritja e këtij procesi vjen për shkak të mungesës së provave.

Ajo shprehet se Kosova ka nevojë për Haradinaj dhe është në pritje që të rikthehet sa më parë.

“Ai po qëndron në shtëpinë e Konsullit në Strazburg dhe është në pritje që të kthehet në Kosovë dhe të vazhdojë punën aty ku e ka lënë. Kosova këto ditë ka nevojë për një opozitë të fortë, të cilën Ramushi e ka menaxhuar shumë mirë”.

Anita Haradinaj sapo është kthyer nga Franca ku ka takuar bashkëshortin e saj. Ajo shprehet se ai është shumë mirë, si fizikisht ashtu edhe mendërisht.

Por si ka ndryshuar jeta e Anitës këto kohë, që bashkëshorti i saj është larg familjes.

“Procesi i Hagës ka zgjatur 10 vite dhe gjithçka e kam bërë vetë… jam mësuar të funksionoj vetë, por nuk doja që të mësohem dhe doja t’i kurseja fëmijët nga ndjenja e keqe që mund t’i japë drejtësia, gjyqësori”.

Teksa rrëfen se jeta e ka përballur me vështirësi, ajo shprehet se ka mësuar që ta menaxhojë dhimbjen.

“Mendoja se më ishin harxhuar lotët”, rrëfen Anita për Magjistarin.

“Kur humba time më nuk kam qarë fare dhe fillova që të shqetësohesha. Kur ndodhi kjo me Ramushin kaluan tre – katër ditë dhe një moment jam ulur dhe i kam thënë tim vëllai: nuk mundem më! ”

Me profesion gazetare, Anita foli edhe për karrierëne saj 17 vite në këtë profesion, për bashkëjetesën me një politikan, ashtu sikurse edhe për dasmës e saj me të, në vitin 2003. Anita Haradinaj ndau me publikun e “Rudina” edhe pasionin e saj të veçantë për sportin.

Në fund, ajo kishte edhe një mesazh për gratë.

“Të jesh grua është diçka e madhe. Unë do të doja që të gjitha gratë t’i shihja të forta, me shumë vullnet për jetën dhe të fuqishme”./tvklan.al

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz