BallinaKulturëPjesëmarrja në “Forum Alpbach”, mundësi për edukim të mëtejmë të të rinjve...

Pjesëmarrja në “Forum Alpbach”, mundësi për edukim të mëtejmë të të rinjve nga Kosova

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti ka pritur në takim EvaElizabethMichlits, sekretare e parë dhe konsulle e Ambasadës së Austrisë në Kosovë dhe Shkumbin Asllani, koordinator i zyrës InitiativeGroupAlpbachKosovo.

Temë diskutimi e takimit ishte koordinimi mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit me AlpbachKosovo për mbështetjen e të rinjve të Kosovës me bursa për t’i dërguar për pjesëmarrje në “Forum Alpbach” që do të mbahet këtë vit nga 16 gushti deri më 1 shtator. Organizimi i këtij forumi bëhet në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Austrisë.

Përfaqësuesja e Ambasadës së Austrisë, Michlits, e informoi zëvendësministrin Hoti se forumi, i cili do të mbahet në Tiroll të Austrisë, për temë bosht do të ketë “Konfliktin dhe Bashkëpunimin” dhe në programin e tij do të përfshijë simpoziume për shëndetësi, arsim të lartë, teknologji, drejtësi, politikë, ekonomi, tregun financiar, ndërtim të mjedisit dhe simpozium për kulturë.

Fillimisht, zëvendësministri Hoti, në emër të ministrit Kujtim Shala, përmes përfaqësueses së Ambasadës, e falënderoi për ndihmën e ofruar nga Republika e Austrisë për ndërtimin e demokracisë në Kosovës, konkretisht për fushat që mbulon MKRS-ja.

Hoti u shpreh se ky forum do të jetë në interes të të rinjve dhe është një rast shumë i mirë për të përzgjedhuritnga Kosova për të marrë pjesë në Austri. Ai tha se MKRS-ja do të ofrojë përkrahjen e plotë në këtë drejtim e cila vlerësohet edhe si një mundësi për të rinjtë e Kosovës të edukohen edhe më tej dhe të marrin përvoja të reja në fushat të cilat përbëjnë interes për ta.

Ndër temat tjera që u diskutuan, ishin mundësitë e bashkëpunimit në projekte konkrete të përbashkëta dhe shkëmbime përvojash në fushat e kulturës, rinisë, sportit e trashëgimisë mes Republikës së Kosovës dhe Austrisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz