back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaRegjionaleDrenasPremtimet boshe të Lladrovcit po e shembin PDK-në në Drenas!

Premtimet boshe të Lladrovcit po e shembin PDK-në në Drenas!

Të ngjajshme

Aksident në Dollc të Klinës, tre të lënduar dërgohen në spital

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:20...

“Hap strategjik”: Kosova bëhet gati të ndezë motorët e mbrojtjes

Fabrika e parë e municioneve do të ndërtohet në...

Zyrtare: Hidhet shorti i Kupës së Botës, këto janë të gjitha grupet!

Shorti i Kupës së Botës është hedhur. Tash dihen grupet...

​Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhje

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka bërë të ditur se...

 

Opinion nga Fitim GASHI

Me shkas

Një ndër premtimet e shumta elektorale në Drenas ka qenë edhe themelimi i një zyre për përgaditjen e projekteve të qytetarëve për përfitime (subvencione) në fushën e bujqësisë, blektorisë, pemtarisë e shumë fushave të tjera. Qëllimi i kësaj zyre ishte qe qytetaret e Drenasit të mos paguajnë nga 2000 apo 3000 euro për prohekte të tilla por të ndihmohen nga Komuna.

E verteta është se kjo zyre mbeti vetëm premtim, ndërsa nga të dhënat që posedojmë NE janë mbi 130000 euro që qytetarët kanë paguar projekte edhe këtë vit ndërsa kjo zyre u avullua.

Kryetari Lladrovci ditë pas ditë po e vulos dështimin e vet jo vetëm në rrafshin ekonomik dhe menaxherial por edhe në partneritetin me qytetaret. Ai kishte bërë premtime të panumërta, ndërsa nuk ishte në gjendje të krijojë një zyre edhe pse ju ofruan shumë profesionist në këtë fushë.

Dështimet po vazhdojnë edhe në partneritetin që kishte me shumë intelektual dhe iniciativa politike, dhe tash vetëm sa po e humb edhe kredibilitetin dhe mbështetjen politike që kishte. Këto dështime çdo ditë e me shumb po e shembin PDK-në në Drenas dhe po e forcojnë bllokin opozitar.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz