BallinaLajmeCeca kërkon të arrestohet diplomati shqiptar (FOTO)

Ceca kërkon të arrestohet diplomati shqiptar (FOTO)

Të ngjajshme

Hasani: Është puç, s’ka procedurë pa 80 deputetë të pranishëm

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka vlerësuar se...

Arrestohet i mituri në Drenas për shpërndarje të materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme (NjHP) në Prishtinë, kanë...

“Po e zgjedhim sot karate” – mesazhi i deputetit të VV-së gjatë seancës për Presidentin ngjall reagime

Deputetu i Lëvizjes Vetëvendosje, Naim Bardiqi është fotografuar gjatë...

Këngëtarja serbe dhe gruaja e kriminelit Arkan, Svetlana Razhnatoviq qëndron për vizitë disa ditore në Maqedoni për koncert muzikorë.
Koncerti muzikorë mbahet në qytetin e Strumicës. Ceca është takuar dje me kreun e LSDM-së dhe prefektin e Strumicës, Zoran Zaev. Gjatë takimit miqësor, Ceca i ka dorëzuar informacione kryetarit të LSDM-së që nënshtetasi i Maqedonisë nxit panikë në Serbi, Mal të Zi dhe Greqi.

Ceca ka kërkuar nga Zoran Zaev që të ndërmarrë masa konkrete kundër veprimtarit shqiptar. Këngëtarja serbe është shprehur se diplomati dhe veprimtari i kauzës shqiptare Fatlum Rushiti shpesh shihet në Nish, Preshevë, Sanxhak, Podgoricë, Ulqin dhe Çamëri, transmeton Botapress.info

“Shqiptaro-Amerikani Fatlum Rushiti organizon dhe koordinon aktivitete politike dhe kulturore në Nish, Preshevë, Ulqin, Podgoricë dhe Çamëri. Promovon bashkimin e kombit shqiptar. Lideri Ivica Daçiç disa herë më ka lajmëruar se Beogradi zyrtarë është tepër i shqetësuar nga aktivitetet politike të Fatlum Rushitit dhe mbahet në shënjestër të autoriteteve greko-serbe. Diplomati Fatlum Rushiti i furnizon komunitetet shqiptare me literaturë, diplomaci, logjistikë, projekte ideologjike, filozofi, marketing dhe aktivitete kulturore,” shprehet tejet e revoltuar këngëtarja serbe Ceca.

Përndryshe, mbrenda javës së kaluar, shumë personalitete të estradës muzikorë serbe siç janë: Aca Lukas, Zhelko Samarxhiq, Zdravko Çoliq, Aleksandra Radoviq, Dragana Mirkoviq, Dara Bubamara dhe Jelena Karleusha janë shprehur të revoltuar dhe e kanë kërcënuar veprimtarin shqiptar në rrjetet sociale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz