back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmePikëpamja që shemb historiografinë serbe për strukturën fetare të Drenicës gjatë shekullit...

Pikëpamja që shemb historiografinë serbe për strukturën fetare të Drenicës gjatë shekullit XVIII

Të ngjajshme

Ç’thonë burimet zyrtare nga fillimet e shekullit XVIII, dhe si është falsifikuar historia e strukturës fetare të regjionit të Drenicës nga akademikët serbë?

Këtë pyetje e shtron historiani i njohur i Kosovës, Jahja Drançolli, përgjigjen e secilës e jep vetë.

Thotë se në historiografinë e vjetër, por edhe në atë të sotme pothuajse është standardizuar mendimi se në regjionin e Drenicës për shkaqe të ndikimit religjioz të Patriarkanës së Pejës dhe të Manastirit të Deviçit (së paku nga shek. XIV), në këtë trevë sipas një logjike të tipit mesjetar, është dashur të jetonte vetëm popullata e besimit ortodoks rasian (serb).

Image

“Megjithatë, burimet zyrtare, qofshin ato osmane ose papnore, të cilat ruajnë datat e fillimeve të shek. XVIII, ofrojnë një strukturë fetare tërësisht tjetër, përkatësisht atë katolike dhe islame shumicë, dhe ortodokse serbe pakicë. Burimet zyrtare në fjalë, nëse trajtohen në mënyrë të gjithanshme, do të mundësojnë shembjen, jo vetëm të pikëpamjeve të historiografisë së djeshme dhe të sotme serbe, por edhe të një pjese të historiografisë tonë”, ka thënë Drançolli.

“Fshatrat katolike të trevës së Drenicës në fillimet e shek. XVIII: Bradonichi (Broboniqi), Cottorri (Kotorri), Cherligata (Kerrligata), Cramirozza (Krasmiroci), Crostniva (Krojmiri), Ciubella (Çubreli), Doberosivzzi (Dobroshevci), Domanechio (Domaneku), Dubovzzi, (Dubovci), Galizza (Galica), Gerza (?), Gudrina (?), Goscizza (Kozhicë), Lauscia (Llaushë), Libonezzi (Lubaveci), Polanza (Polaci), Resalla (Rezallë), Rachinizza (Rakinicë), Sanovz (Stankoci) dhe Ternavci (Tërnavci). Fshatrat me popullatë islame të trevës së Drenicës në fillimet e shek. XVIII: Krysheci, Marina, Nekoci, Polluzha dhe Zabeli”, ka shtuar ai.

Image
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz