back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeVuçiq: Me Merkelin propozuam që autostrada Prishtinë-Nish të ndërtohet sa më shpejt

Vuçiq: Me Merkelin propozuam që autostrada Prishtinë-Nish të ndërtohet sa më shpejt

Të ngjajshme

Rreth 9,000 sulme izraelite ndaj Iranit dhe Hezbollahut deri më tani, thotë IDF

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë dhënë një përditësim...

Arsenali nis negociatat për vazhdimin e kontratave për dy yjet e skuadrës

Arsenali ka nisur negociatat për rinovimin e kontratave me...

Barcelona interesohet për Luka Vuskovic, çmimi rreth 40 milionë euro

Luka Vušković, mbrojtësi 19-vjeçar i Hamburger SV, i huazuar...

Kryeministri i Serbisë, Aleksandr Vuçiq, në një intervistë për gazetën austriake ‘Standard’ ka folur për raportet e shtetit serb me Kosovën.

Ai e ka ripërsëritur se nuk do të dëshironte formimin e Ushtrisë së Kosovës, duke shtuar se vendimi për pezullimin e dialogut nuk shkon në dobi të stabilitetit në Ballkan, transmeton lajmi.net

“Cili është faji ynë? E pyeta kryeministrin Mustafa rreth atij vendimi dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka kujtuar një bisedë me kancelaren gjermane Angela Merkel, me të cilën propozuan përshpejtimin e punimeve për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Nish, sepse kjo do të thoshte lidhje për njerëzit, dhe qarkullim të lirë të mallrave.

“Kur jemi në gjendje për të folur me njëri-tjetrin, të respektojmë njëri-tjetrin, të sjellim biznesmenët shqiptarë në serbi dhe atë serbë në Prishtinë e Tiranë, atëherë kjo do të ishte më e lehtë për t’i zgjidhur edhe çështjet tjera”, ka thënë kandidati për president të Serbisë.

Ai ka folur edhe për synimet e Serbisë drejt Bashkimit Evropian, duke shtuar se kjo do të realizohet për 3-4 vite.

“Për 3-4 vite ne do të bëhemi pjesë e BE-së, megjithatë rajoni është i rëndësishëm për të gjithë. Stabiliteti duhet të vendoset”, u shpreh Vuçiq.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz