BallinaLajmeRomët në Mitrovicë fëmijët i dërgojnë në shkolla serbe

Romët në Mitrovicë fëmijët i dërgojnë në shkolla serbe

Të ngjajshme

Rama: 50% e shkollave në Prishtinë kanë çështje të sigurisë ku duhet të intervenohet

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar...

SHBA-ja pritet të prezantojë një koalicion për shoqërim anijesh në Hormuz

Shtetet e Bashkuara janë afër prezantimit të një koalicioni...

Ambasada gjermane: Institucionet të respektojnë vendimin e Kushtetueses, sapo ai të merret

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ka kërkuar nga përfaqësuesit...

Rasti i 15-vjeçarit nga Tetova: Familja shpalos versionin e saj, demanton MPB-në

Rasti i një 15-vjeçari nga rrethina e Tetovës, i...

Romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët e Mitrovicës thonë se nuk janë të njëjtë as për nga gjaku e as për nga gjuha, andaj edhe nuk duhet trajtuar si një komunitet, siç thonë ata, i shpikur RAE.

“Lagjja e Romëve” në Mitrovicë, e ndërtuar me donacione të Bashkimit Evropian dhe të USAID-it, është populluar me romët që kanë jetuar që nga paslufta në kampet “Osterode” dhe “Cesmin Llug” në veri të Mitrovicës, në kushte jashtëzakonisht të rënda të jetesës, shkruan gazeta Zëri.

Ka aty edhe ndonjë familje rome që është kthyer nga kampet e romëve në Mal të Zi, në të cilat kanë jetuar romët e ikur nga lufta në Kosovë. Familjet e tyre janë zakonisht me shumë anëtarë, madje ka shumë familje që kanë nga mbi 10 anëtarë të familjes.

Në “Lagjen e Romëve” janë ndërtuar 6 objekte të larta banimi, si 140 shtëpi. Kanë investuar BE-ja, USAID-i, si dhe donatorë të tjerë, organizata të huaja, ndërsa për ndërtimin komplet të lagjes që shtrihet në sipërfaqen prej 10 hektarësh, tokë e komunës, janë investuar 7.5 milionë euro.

Por, megjithëse për mbi 160 familje rome të këtyre kampeve janë ndërtuar shtëpi të reja, si dhe janë krijuar kushte normale për jetesë në “Lagjen e Romëve”, banorët e saj ende përballen me probleme.

Problemi më i madh për ta është shkollimi i fëmijëve, pasi që ata duhet të shkojnë në shkollat serbe në veri të Mitrovicës për t’i ndjekur mësimet.

Siç thonë romët, kjo u ka mbetur nga koha kur ata kanë jetuar në kampet në veri dhe se atje janë detyruar që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla ku kanë mësuar në gjuhën serbe.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz