back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeThaçi përkujton demonstratat studentore, rithekson synimin euroatlantik të Kosovës

Thaçi përkujton demonstratat studentore, rithekson synimin euroatlantik të Kosovës

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar sot demonstratat e 11 marsit të vitit 1980 të studentëve. Ai ka thënë se Kosova ka synime të qarta dhe perspektivë të sigurt euroatlantike.

Ky është postimi i plotë:

 

Demonstrata e 11 marsit 1981 ka hyrë në kalendarin e datave historike të Kosovës si reagim i rinisë studentore për avancimin e të drejtave politike, ekonomike dhe kulturore të popullit shqiptar nën ish-Jugosllavi.

Pas demonstratës së 11 marsit në Prishtinë, pasuan të tjerat edhe më të mëdha, gjithëpërfshirëse, në qendra të tjera të Kosovës, duke artikuluar fuqishëm kërkesën për Republikën e Kosovës.

Prej 11 marsit 1981 deri në qershor 1999, Kosova ka kaluar nëpër ngjarje historike që vërtetuan drejtësinë e kërkesës për përparimin e statusit politik dhe juridik të Kosovës.

E tëra kulmoi me çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

Sot, Kosova është shtet i lirë, i pavarur e demokratik, republikë parlamentare me synime të qart

Të Fundit

Sport

ShowBiz