back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaRegjionaleDrenasReagon Komuna e Drenasit ndaj shkrimit: Tentim vrasje në shkollën “Xhevë Lladrovci”...

Reagon Komuna e Drenasit ndaj shkrimit: Tentim vrasje në shkollën “Xhevë Lladrovci” në Gllanasellë

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Komuna e Drenasit përkatësisht Drejtoria Komunale për Arsim reagon ndaj shkrimit të djeshëm titulluar “ Tentim vrasje në shkollën fillore “Xhevë Lladrovci” në Gllanasellë të Drenasit”. Njoftojmë publikun e gjerë, se mediat kanë dezinformuar publikun dhe keqinformuar me këtë rast, ndaj jemi të obliguar që të sqarojmë rastin përmes këtij reagimi.

Në shkollën e mesme të ulët “Xhevë Lladrovci: në Gllanasellë, me datën 09.03.2017 në ora 12:30, mes dy ndrrimeve të mësimit, është mbajtur një mbledhje e Sindikatës së Pavarur të Mësimdhënësve, në objektin e shkollës lidhur me zgjedhjen e kryetarit të sindikatës dhe kryesin e saj. Kjo mbledhje është thirrur tre ditë me herë, përkatësisht me datën 06.03.2017,vetëm me një rend dite “zgjedhja e kryetarit të sindikatës”. Pasi që ka filluar mbledhja me këtë rend dite, gjatë prezentimit të rrjedhjes së procesit kanë filluar mosmarrveshjet verbale, ndërmjet udhëheqësit dhe disa të pranishmeve dhe me këtë rast është ndërprer mbledhja. Gjatë daljes nga kjo mbledhje, kanë filluar problemet. Me këtë rast është marr edhe Policia. Ndërsa sa i përket përsonave zyrtar nga Komuna ose Inspektoriati i MASHT-it, nuk kanë qenë prezent asnjë prej tyre dhe se nuk është gjuajtuar me armë zjarri, siç është thënë në mediat elektronike. Me këtë rast është duke u marr Policia e Kosovës dhe organet gjegjëse, thuhet në njoftimin e Komunës së Drenasit të cilin e transmeton Drenica Press.

Të Fundit

Sport

ShowBiz