BallinaSportThemelohet Federata e Sporteve Universitare e Kosovës

Themelohet Federata e Sporteve Universitare e Kosovës

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Me iniciativën dhe organizimin e Komitetit Olimpik të Kosovës dje me 9 Mars 2017 është mbajtur Asambleja themeluese dhe zgjedhore e Federatës së Sportve Universitare të Kosovës “FSUK” ku fillimisht u miratua Statuti dhe Emblema e kësaj federate.

Pjesmarrës në Asamblenë e FSUK ishin 29 delegat nga 19 Universitete dhe Kolegje publike dhe private nga e gjithë Kosova.

Më pas u zgjodhen organet drejtuese të FSUK-së, Presidenti i Federatës, Zv. Presidenti, katër Nënkryetar dhe katërmbëdhjetë anëtar të Bordit Ekzekutiv.

President i FSUK u zgjedh  Musa Selimi- UP

Zv President u zgjedh  Shqipe Bajçinca- UP,

Nënkryetar u zgjedhen: 1. Djellza Shaqiri- AAB, 2. Agron Bajraktari- USHAF, 3. Abedin Bahtiri- Univers, 4. Afrim Selimaj- UHZ-Pejë,

Ndërsa anëtar të Bordit Ekzekutiv u zgjodhen: 1. Arbër Reçi- Iliria, 2. Lorik Muqaj- Akademia Evulucion, 3. Gëzim Ymeri- Fama, 4. Fatmir Pireva- AAB, 5. Artan Kryeziu- UKZ Gjilan, 6. Muhamed Krasniqi- Tempulli, 7. Ardita Luma UGJFA- Gjakovë, 2 8. Dugagjin Sokoli- Univers, 9. Adnan Hoxha- Kolegji Hemerrerr, 10. Liridon Zeka- Kolegji Biznesi, 11. Labinot Bajgora- ECK, 12. Artan Tahiri- UBT, 13. Esad Dauti- Dukagjini Pejë, 14. Rifat Morina- UMIB Mitrovicë.

Ndërsa një sportist do të emërohet nga Presidenti i FSUK-së. Delegatët e Asamblesë së FSUK kanë diskutuar edhe një serë temash me rëndësi dhe kanë marrë disa vendime me qëllim të organizimit dhe funksionimit sa më të mirë të federatës dhe aktivizimit sa më të shpejt të sportit Universitar në të gjitha Universitetet dhe Kolegjet e Kosovës. /Drenica Press/

Displaying DSC_0221.jpg

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz