BallinaBotëErdogan sot do të takohet me Putinin

Erdogan sot do të takohet me Putinin

Të ngjajshme

Vendoset gurëthemeli i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë

Në kuadër të programit shtetëror “Kosova, Shtet i Xhudos”,...

Rogerti nuk i ndahet Selin: Tezja jote më tha shko se na luajti mendsh

Selin Bollati dhe Rogert Sterkaj kanë nisur debatët sërish...

SHSKUK-ja jep detaje të reja për gjendjen shëndetësore të 5-vjeçarit nga Lipjani

Klinika e Pediatrisë ka njoftuar se pacienti 5 vjeç,...

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan sot do të takohet me homologun rus, Vladimir Putin, me të cilin do të bisedojë për konfliktin në Siri dhe Irak, për marrëdhëniet ekonomike dhe energjetike si dhe për përpjekjet për të luftuar terorizmit.

Vizita e Erdoganit në Moskë, vjen në kohën e rritjes së tensioneve mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian.

Erdogan është kritikuar rëndë nga autoritetet gjermane pasi ka akuzuar Berlini për “praktika naziste”, pasi disa qytete gjermane anuluan tubimet e planifikuara nga ministriat e qeverisë turke.

Tubimet kishin për qëllim që të fitojnë mbështetjen e votusve turq që jetojnë në Evropë për referendumin e prillit në Turqi, i cili do t’ia zgjeronte fuqitë kushtetuese Erdoganit.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u ka thënë gazetarëve se “ky është proces për normalizimin e mëtejmë të raporteve pas disa momenteve të krizës”.

Turqia dhe Rusia mbështesin palë të kundërta në luftën në Siri.

Raportet e tyre po ashtu u përkeqësuan kur avionët turq rëzuan një anvion luftarak rus në nëntorin e vitit 2015. /rel/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz