BallinaLajmeTransparometri shfaq mungesen e transparences ne 11 komuna te Kosoves

Transparometri shfaq mungesen e transparences ne 11 komuna te Kosoves

Të ngjajshme

Sistemi “Safe City” në Maqedoni nuk i njeh veturat ma targa të huaja

Shtetasit e huaj të cilët bëjnë shkelje në komunikacion...

Superliga vjen me dy ndeshje sot

Xhiroja e 25-të e Superligës së futbollit do të...

Arrestohet autori, që i vendosi tritol makinës së agjentit të krimeve në Lezhë

Policia e Lezhës ka zbardhur autorësinë e shpërthimit me...

Muharremi kritikon LVV-në: Nga opozitë ideale në pushtet me miliona

Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar shpenzimet e mëdha të...

KDI ka publikuar të gjeturat nga mekanizimi i matjes së transparencës “Transparometri Komunal”, për 11 komuna të Kosovës.  Niveli i transparencës është matur bazuar në katër shtylla vlerësuese si: transparenca në zyrën e Kryetari/es, Kuvendin e Komunës, financat komunale si dhe transparencën në konsultim me publikun për Komunën e Prishtinës, Gjakovës, Gjilanit, Deçanit dhe Graçanicës për vitin 2016 si dhe për komunat e rajonit të Prizrenit: Prizreni, Suhareka, Malisheva, Rahoveci, Dragashi dhe Mamusha për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2016. Secila nga katër shtyllat e vlerësimit përmban gjithsej 11 indikatorë.

Rezultatet e këtij mekanizimi u publikuan në një konferencë për media, gjatë së cilës Naim Cahani nga KDI njoftoi se sa i përket 5 komunave: Prishtinë, Gjakovë, Gjilan, Deçan dhe Graçanicë , del se Komuna e Gjakovës ka qenë komuna më transparente (me 83.8 % ). Pastaj radhiten Komuna e Prishtinës (me 79.6 %), Komuna e Gjilanit (me 75.4 %), Komuna e Deçanit (me 60.6 %) si dhe Komuna e Graçanicës me (me 51.9 %).

Sa i përket shtyllave veç e veç tek ajo e transparencës së Zyrës së Kryetarit/es, nga 35 pikët e mundshme të vlerësimit, Komuna e Gjakovës është ranguar më së larti (me 28.0 pikë), pastaj Komuna e Prishtinës  (me 27.3 pikë), Komuna e Gjilanit (me 26.0 pikë), Komuna e Deçanit (me 19.3 pikë) dhe Komuna e Graçanicës (me 13.7 pikë).

“Lidhur me transparencën e Kuvendit të Komunës, më transparentja del të jetë Komuna e Gjilanit (34.0 pikë) e pasuar nga: Komuna e Gjakovës (me 28.7 pikë) Komuna e Prishtinës (me 27.7 pikë), Komuna e Deçanit me  (25.0 pikë) dhe Komuna e Graçanicës me (23.3 pikë)” ka thënë Cahani.

Shtylla e tretë vlerësuese ishte transparenca e Financave Komunale dhe listës i prin Komuna e Gjakovës (me 30.3 pikë). Më pas renditet Komuna e Prishtinës (me 27.7 pikë), Komuna e Gjilanit me (me 18.3 pikë), Komuna e Graçanicës me (me 17.7 pikë) si dhe Komuna e Deçanit me ( me 16.3 pikë).

Tek transparenca e Konsultimeve me Publikun, më transparentja del të jetë Komuna Gjakovës (me 30.3 pikë) e pasuar nga Komuna e Prishtinës  (28.7 pikë), Komuna e Gjilanit (me 27.3 pikë), Komuna e Deçanit (24.3 pikë) dhe Komuna e Graçanicës (18.0 pikë).

Kurse nga vlerësimi për gjashtë komunat e rajonit të Prizrenit për periudhën (korrik-dhjetor 2016), del se Komuna e Rahovecit ka qenë komuna më transparente nga gjashtë komunat e matura me 79.7 %.Pastaj radhitet Komuna e Malishevës (70.9 % transparente), Komuna e Prizrenit (58.5 % transparente), Komuna e Suharekës (68.0 % transparente), Komuna e Dragashit (58.4 % transparente) dhe Komuna e Mamushës me (29.4% transparente).

“Në gjashtë mujorin e dytë të vitit 2016, radhitja e komunave për nga performanca më e mirë në Transparometrin e Zyrës së Kryetarit/es, nga 35 pikët e mundshme, del të jetë Komuna e Rahovecit (27.0 pikë), Komuna e Malishevës  (22.0 pikë), Komuna e Suharekës (19.3 pikë)  Komuna e Prizrenit (17.3 pikë), Komuna e Dragashit  (15.0 pikë), dhe Komuna e Mamushës (4.3 pikë)”, ka potencuar Cahani.

Radhitja e komunave për nga performanca më e mirë në Transparometrin e Kuvendit të Komunës, del të jetë si në vijim: Komuna e Rahovecit (31.0 pikë), Komuna e Suharekës (me 27.3 pikë) Komuna e Malishevës (me 26.0 pikë), Komuna e Prizrenit (me 23.0 pikë), Komuna e Dragashit me  (22.7 pikë) dhe më së paku transparente rezulton të jetë Komuna e Mamushës (12.3 pikë).

Sa i përket transparencës në Financat Komunale, më transparentja del të jetë Komuna e Rahovecit (32.3 pikë) e pasuar nga  Komuna e Suharekës (28.3 pikë),  Komuna e Prizrenit (26.3 pikë), Komuna e Dragashit dhe Komuna e Malishevës ( me nga 25.7 pikë) dhe Komuna e Mamushës (11.3 pike).

Kurse shtylla e katërt që vlerëson transparenën në Konsultimet me Publikun, rendit Komunën e Malishevës (me 25.3 pikë) si më transparenten në këtë pikë e pasuar prej Komunës së Rahovecit  (21.3 pikë), Komunës së Suharekës (me 20.3 pikë), Komunës së Dragashit (18.3 pikë) Komunës së Prizrenit (15.3 pikë) si dhe Komunës së Mamushës (me 13.3 pikë).

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz