BallinaLajmeKKSB: Situata e sigurisë në Skenderaj e kënaqshme, shembull për komunat tjera

KKSB: Situata e sigurisë në Skenderaj e kënaqshme, shembull për komunat tjera

Të ngjajshme

Protesta e Partisë Demokratike, reagon Ambasada Gjermane: Dënojmë dhunën e papranueshme

Ambasada Gjermane reagoi pas protestës së djeshme të Partisë...

Marrëveshja Serbi-Rusi, Hoxhaj reagon ashpër ndaj BE-së: Po financoni një shtet që po punon kundër interesave të BE-së

Pas raportimeve për nënshkrimin e një marrëveshjeje pesëvjeçare bashkëpunimi...

Ky është Ilaz Brahimi, i cili u vra dje në Majac

Një ngjarje tragjike ka tronditur fshatin Majac, ku një...

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi sot ka mbajtur takimin e parë për vitin 2017. Takimin e udhëhoqi Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura.

Në këtë takim KKSB-ja ka shqyrtuar çështje të rëndësishme ndër të cilat: Planin e Veprimit për vitin 2017, Siguria e përgjithshme në Skenderaj dhe Kapacitetet e SHZSh-së për intervenim në fatkeqësi të ndryshme.

KKSB pas diskutimeve të anëtarëve të tij, miratoi Planin e veprtimit për vitin 2017, ku parashihen aktivitete gjatë periudhës vijuese që kanë të bëjnë me përgjegjësit e këtij organi.

Në lidhje me sigurinë në Skenderaj, Komandanti i Stacionit të Policisë në Skenderaj Basri Durmishi tha se gjendja e sigurisë në Skenderaj është e kënaqshme dhe shembull për regjionin dhe më gjërë. Deri të kjo situatë ka ardhur falë bashkëpunimit të policisë me qytetarët dhe institucionet. Sipas stistikave të prezentuara numri i rasteve në total gjatë vitit 2016 ka shënuar rënie për 12 përqind, ndërsa numri i veprave penale për 18.4 përqind.

Z. Durmishi ka theksuar po ashtu se edhe sa i përket lëvizjes së lirë gjendja është e mirë, duke pasur parasysh edhe vendbanimet ku jetojnë pjestarë të pakicës serbe.

KKSB ka diskutuar edhe për rastin e fundit të sulmit ndaj të riut Azem Deliu. Sipas Komandantit të policisë në Skenderaj, rasti i sulmit ndaj Azem Deliut është rast i izoluar dhe në bazë të informatave të policisë ky incident nuk ka qenë i organizuar, apo i nxitur nga grupe të organizuara. Policia në lidhje më këtë rast e ka kryer punën në mënyrë profesionale dhe sulmuesit janë ndaluar shumë shpejt, ndërsa me procedurat e tjera po merren organet e drejtësisë.

KKSB në këtë takim ka diskutuar edhe për kapacitetet e njësisë së zjarëfikësve në Skenderaj, si dhe për punën dhe kushtet në të cilat punon kjo njësi./DrenicaPress/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz