back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaBotëVrasësi me duar të përgjakura rrëfen për vrasjen me thikë të të...

Vrasësi me duar të përgjakura rrëfen për vrasjen me thikë të të atit dhe njerkës (Foto/Video,+16)

Të ngjajshme

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur...

Arrestohet në burrë në Gjakovë, dyshohet se dhunoi një femër

Një vajzë raportohet të jetë dhunuar në Gjakovë, e...

​Shqipëri, 60% e pagesave do të jenë digjitale deri në 2030

Shqipëria hedh hapin e radhës drejt modernizimit financiar me...

Arrestohen një shqiptar dhe një serb në Pejë, konfiskohet sasi narkotikësh

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme rreth orës...

Duart e tij të mbuluara në gjak, ky është momenti trishtues kur një njeri ka pranuar vrasjen brutale të babait të tij dhe njerkës së tij.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Corey Breen kishte therë me thikë gjuetie babain e tij, Paul Breen, si dhe njerkën Felicia Crawford, në shtëpinë e tyre në Bregun Qendror, New South Wales, Australi, në vitin 2013.

Në vitin 2015, ai ishte dënuar me 42 vite burg dhe nuk ka të drejtë lirimi me kusht deri në vitin 2046.

Ai me ftohtësi rrëfen për vrasjen e dyfishtë

Dhe tani është publikuar intervista e parë kur vrasësi kishte dhënë për policinë, natën e vrasjeve, video ku ai tregon me mburrje për sulmin e tij të egër.

Në video rrëfim, shihet Corey duke kuptuar se duart e tij janë ende me gjak.

Viktima, Paul Breen

I pyetur se gjaku i kujt është, ai thotë se mund të jetë “i të tre” viktimave të tij – duke përfshirë edhe shoferin e plagosur, pasi ai vodhi makinën e tij duke ikur nga skena e vrasjes.

Viktima tjetër, Felicia Crawford

Në video e cila e plotë do të publikohet në një emision investigativ, gjithashtu thuhet se Policia dëgjohet duke informuar Corey se ai është nën arrest për “akuza të shumta për therje me thikë”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz