BallinaLajmeVushtrri, arrestohen dy persona të dyshuar për kanosje

Vushtrri, arrestohen dy persona të dyshuar për kanosje

Të ngjajshme

Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7.62mm, Maqedonci: Hap historik për sigurinë

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar...

Arrestohet një 23 vjeçar në Skenderaj, iu gjet në makinë marihuanë

Policia e Kosovës në Skenderaj, sot rreth orës 18:30...

Tifozët e Nantes të pakënaqur me rënien, futen në fushë… lëndohet trajneri!

Tensione të mëdha janë regjistruar në stadiumin “Beaujoire” gjatë...

Policia për rajonin e Mitrovicës ka arrestuar dy persona në qytetin e Vushtrrisë për veprën penale kanosje.
Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme më 28 shkurt 2017.

“Njësi të nevojshme policore i ishin përgjigjur informacionit të pranuar, ku fillimisht thuhej se disa persona kishin një mosmarrëveshje, ku me të arritur në vendin e ngjarjes janë identifikuar dy persona, tashmë në cilësi të të dyshuarve, të cilët ishin të përfshirë në vepër penale.

Nga të dhënat e para si dhe deklaratat e siguruara bëhet e ditur se dy të dyshuarit, pas një fjalosje verbale kishin shkëmbyer fjalë me përmbajtje kërcënuese të ndërsjella, ndërsa në vendin e ngjarjes Policia si prova materiale ka konfiskuar një sëpatë dhe një shufër metalike, për të cilat dyshohet se personat e përfshirë në kanosje i kishin pas në posedim, mirëpo të njëjtat nuk janë përdorur”, thuhet në njoftimin për media.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy personat e dyshuar S. R. 48 vjeçar, dhe B. R. 34 vjeçar, të cilët pas procedurave intervistuese janë liruar në procedurë të rregullt.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz