BallinaLajmeKaçanikasit protestojnë kundër ndërtimit të hidrocentralit

Kaçanikasit protestojnë kundër ndërtimit të hidrocentralit

Të ngjajshme

Ulqini me rregulla të reja: 500 euro gjobë nëse del me rroba plazhi në qytet

Komuna e Ulqinit ka miratuar një rregullore të re...

Peshkaqeni sulmon për vdekje 38-vjeçarin para shokut të tij në Australi

Një peshkatar me shtizë ka vdekur mëngjesin e kaluar...

Ndërron jetë profesori nga Skenderaj (FOTO)

Ka ndërruar jetë prof. Naser (Ibrahim) Bajraktari nga fshati...

Me rastin e shqyrtimit të çështjes së ndërtimit të hidrocentraleve në Lumin Lepenc, nga Kuvendi Komunal i Kaçanikut, Organizata për mbrojtjen e mjedisit Gjethi” dhe shoqata e peshkatarëve “Trofta e Lepencit” në Kaçanik, organizojnë sot protestë kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Kaçanik.

“Për të gjithë qytetarët e Kaçanikut sot duke filluar nga ora 10:00 do të takohemi para Objektit Komunal për të kundërshtuar ndërtimin e këtyre hidrocentraleve në Lumin Lepenc.”

“Me atë rast ne kundërshtojmë: Futjen e ujit në gypa për kilometra të tërë, shkatërrimin total të ekosistemit, dëmtimin e mjedisit natyror dhe peizazhit me vlera shumë të larta,  humbjen e potencialeve bujqësore dhe turistike, humbjen e mundësisë për shijim të natyrës dhe mundësisë për sport dhe rekreacion, dhe shumë dëmtime tjera me përfitime minimale’, thuhet në njoftimin e Organizatës për mbrojtjen e mjedisit Gjethi” dhe shoqatës së peshkatarëve “Trofta e Lepencit” në Kaçanik.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz