back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaRegjionaleDrenasProtestë në Drenas, kjo është aryeja

Protestë në Drenas, kjo është aryeja

Të ngjajshme

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Në kohën kur Kuvendi Komunal i Drenasit po mbante mbledhjen e rregullt për emërtimet të rrugëve, përballë komunës së Drenasit, banorë të fshatit Shtrubullovë të kësaj komune  kanë protestuar sot për shkak të pakënaqësisë së emërtimit të rrugës së tyre, transmeton Drenica Press

Arsyeja e protestës nga banorët e fshatit Shtrubullovë ishte se komuna duhet miratuar kërkesën e tyre që rrugës kryesore në këtë fshat t’i vihet emri ‘Agron Mehmeti’, dëshmor nga ky fshat. Në vend të kësaj, është propozuar që kjo rrugë të marrë emrin e një dëshmori nga një fshat tjetër.

Banorët janë ankuar disa herë në Kuvendin Komunal dhe në zyrën e Kryetarit të Komunës por kërkesat e tyre nuk janë pranuar.

Ata këmbëngulin në kërkesën e tyre duke e quajtur legjitime, pasi fshati ka figura me të cilat do të identifikohej. Thonë se Komisioni përkatës nuk ka marrë parasysh propozimet e tyre.

Faton Shabani nga ky fshat thotë se nuk do të heqin dorë nga kërkesa e tyre.

“Agron Mehmeti është një aktivist i hershëm i cili ka dhënë kontribut të madh edhe para fillimit të luftës duke u marrë me aktivitete të ndryshme të asaj kohe, ndërsa dha jetën në kufirin Kosovë-Shqipëri duke sjellë armatim bashkë me Komandantin Mujë Krasniqi. Është i turpshëm vendimi i komisionit që të bëjë ndasi tek dëshmorët e kombit, ndërsa edhe më i turpshëm është nëse asambleistët votojnë këto ndryshime”, thotë ai.

Agron Mahmut Mehmeti ishte pjesë e Brigadës 113 të zonës operative të Drenicës me Komandant Mujë Krasniqin – Kapuqin dhe u vra në Pashtrik më 14 dhjetor 1998. Ai u lind më 1973 në fshatin Shtrubullovë të Drenasit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz