back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeHaradinaj autorizon Kocin të padisë Listën Serbe, pasi e qujatën "kriminel lufte"

Haradinaj autorizon Kocin të padisë Listën Serbe, pasi e qujatën “kriminel lufte”

Të ngjajshme

Ramush Haradinaj ka vendosur që të ushtrojë padi ndaj Listës Serbe, parti parlamentare e pjesë e koalicionit qeverisës në Kosovës, që e cilësoi kreun e AKK-së si “kriminel lufte”.

Për një gjë të tillë e ka autorizuar avokatin Arianit Koci. E lajmin e ka dhënë vetë ky i fundit.

“Njoftim: z. Ramush Haradinaj më ka autorizuar që në emër të tij, të deponojë padi për shpifje dhe fyerje kundër subjektit politik, Lista Srpska. z. Haradinaj dëshiron që çështjet dhe deklarimet me dimension shpifës dhe fyes, të dalin prej fushës politike, dhe të zhvendosen ku e kanë vendin, në Gjykatë. Ky shtet duhet dhe do të funksionojë, mbi bazën e Kushtetutës dhe Ligjeve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Koci, përcjell Koha.net.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz