BallinaDrenica +Drenica KulturëKëto janë fjalët e Hashim Thaçit për heroin Shaban Polluzha nga Drenica...

Këto janë fjalët e Hashim Thaçit për heroin Shaban Polluzha nga Drenica (FOTO)

Të ngjajshme

Raporti i PE-së: Mali i Zi, vendi më i avancuar në rrugën drejt BE-së

Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian miratoi...

Legjenda Schmeichel propozon transferimin e Granit Xhakës te Manchester Unitedi

Ish-portieri legjendar, Peter Schmeichel ka dhënë një mesazh të...

Anija nga Danimarka kalon Ngushticën e Hormuzit nën përcjelljen e ShBA-së

Kompania për transportin e mallrave të Danimarkës, Maersk bëri...

Sot u bënë 72 vjet nga rënia e heroit të madh Shaban Polluzha nga fshati Polluzhë i Skenderajt, transmeton Drenica Press.

Për të nderiuar veprën heroike të Shaban Polluzhës, sot në Prishtinë u mbajt një Akademi Përkujtimore, ku presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha këto fjalë për Shaban Polluzhën.

“Në Akademinë Përkujtimore për 72 vjetorin e rënies së tyre, komandantët Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica i kujtuam me nderimin më të lartë institucional.

Ata ishin një binom i rezistencës së parë, i kryengritjes së parë antikomuniste në Evropën Juglindore. Ishin dy personalitete të moshave të ndryshme që i bashkoi fati i njëjtë, radhitja në anën e popullit të pambrojtur për të cilin nuk kursyen asgjë.

Vetëdija historike e shqiptarëve të Kosovës, në kontekste të ndryshme, ka qenë udhërrëfyes i pagabueshëm për realizimin e synimit shekullor.

Do t’i nderojmë gjithmonë të gjitha figurat që dhanë kontribut për lirinë tonë. HTH”

Fotografia e Hashim Thaçi

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz