BallinaLajmeGazetat serbe të alarmuara me takimin Donald Trump – Kadri Veseli (Foto)

Gazetat serbe të alarmuara me takimin Donald Trump – Kadri Veseli (Foto)

Të ngjajshme

Mërgim Lushtaku: “Këtë herë me numër 16, si përherë PDK” (FOTO)

Mërgim Lushtaku ka deklaruar se do të vazhdojë angazhimin...

Endrick do të rikthehet në Real Madrid javën tjetër

Endrick pritet të rikthehet javën e ardhshme në Real...

Gazetat kryesore në Serbi kanë botuar në ballinat e tyre fotografinë e Presidentit Amerikan Donald Trump me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli.

Mediat serbe, të alarmuara nga mbështetja e rikonfirmuar amerikane për Kosovën, kanë nxjerr tituj të ndryshëm, duke alarmuar serbët se SHBA-të sërish do ta mbështesin Republikën e Kosovës.

Gazeta “Blic” e ka nxjerr në ballinë titullin: “Trumpi shuplakë Serbisë”, ndërsa në artikull ka përmendur të gjitha argumentet dhe deklaratat e lidershipit amerikan në mbështetje të Republikës së Kosovës edhe për anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara por edhe për krijimin e ushtrisë së Kosovës.

Blic ka cituar sekretarin amerikan të Mbrojtjes James Mattis, i cili ka thënë se Kosova e meriton ushtrinë.
Ndërsa në të njëjtin artikull, Gazeta Blic ka cituar Nikky Haley, ambasadoren e SHBA-së në OKBV e cila ka thënë se Kosova e ka vendin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Gazeta tjetër, “Informer” në ballinën e saj ka nxjerr titullin: “Trumpi shqiptar?”, ndërsa në brendi të saj ka dhënë detaje të mbështetjes amerikane për Kosovën.

Gazeta Kurir ka dalë në ballinën e saj me titullin “Ofensiva e Kosovës në Amerikë”, ndërsa gazeta “Danas” po ashtu i ka kushtuar një faqe të plotë takimit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli me presidentin e SHBA-së Donald Trump.

Ditë më parë, kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka paralajmëruar qytetarët e Serbisë se lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh udhëheqës i Kuvendit, po forcohet dhe siç ka thënë ai, kjo është gjë e keqe për Serbinë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz