back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeMustafa takoi ambasadoren kroate, biseduan për mundësitë e investimeve në Kosovë

Mustafa takoi ambasadoren kroate, biseduan për mundësitë e investimeve në Kosovë

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim ambasadoren e Kroacisë, Marija Kapitanoviq, dhe përfaqësues të disa bizneseve kroate që po qëndrojnë për vizitë në Kosovë.

Gjatë takimit, u bisedua për intensifikimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik si dhe në fusha të tjera ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë.

Kryeministri Mustafa informoi të pranishmit me reformat shumëdimensionale ekonomike të cilat janë ndërmarrë në Kosovë.

“Kosova ofron sot kushte shumë të favorshme për investime të huaja, duke pas parasysh edhe hyrjen në fuqi të Ligjit për Investime Strategjike, reformat fiskale si dhe resurset e konsiderueshme njerëzore e natyrore që ka Kosova. Prandaj, duhet të rrisim intensitetin e bashkëpunimit ekonomik, për të arritur nivel më të lartë të shkëmbimeve ekonomike”, tha kryeministri.

 

Kryeministri Mustafa, po ashtu, ka shprehur mirënjohje për përkrahjen e Kroacisë, duke përfshirë ndihmën shumë të vlefshme të Kroacisë në rrugën integruese evropiane.

Ambasadorja Marije Kapitanoviq dhe përfaqësuesit e bizneseve kroate, vlerësuan reformat e ndërmarra në Kosovë, duke shprehur gatishmërinë e tyre për thellimin e bashkëpunimit ekonomik si dhe mundësitë e investimeve në Kosovë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz