BallinaLajmeGjyqtari Vidar Stensland emërohet në Gjykatën Speciale

Gjyqtari Vidar Stensland emërohet në Gjykatën Speciale

Të ngjajshme

Greqia mbulohet nga bora, temperaturat deri -1 gradë

Greqia po përjeton muajin Maj që të kujton dimrin...

Kapet “dileri” në Muriqan, pritet ekstradimi i tij në Kosovë

Një 23-vjeçar është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare...

Ndërron jetë atdhetari Beqir Berisha

Ka vdekur nga një sëmundje e rëndë në moshën...

Si do të shpallet kampion Interi sot, në ndeshjen ndaj Parmës?

Interi ka nevojë vetëm për një pikë ndaj Parmës...

Në njoftimin e publikuar sot nga Gjykata Speciale ndër të tjera shkruan se Vidar Stensland do jetë pjesë e kësaj Gjykate.

Stensland është i familjarizuar me Kosovën pasi që punon si gjyqtar i EULEX-it në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, shkruan Kallxo.com

Njëri nga rastet më të rëndësishme që ky gjyqtar vendosi në Kosovë, në cilësinë e kryetarit të trupit gjykues, ishte rasti i Gani Gecit.

Më 3 qershor të vitit të kaluar, Stensland ishte kryetar i trupit gjykues të Gjykatës Themelore të Mitrovicës, që dënoi me 4 vjet e gjysmë burg Gani Gecin, i akuzuar për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit.

Prokuroria në këtë rast pretendonte se Geci kishte kryer vrasje të rëndë, ndërsa në fund të procesit trupi gjykues i drejtuar nga gjykatësi Stensland gjykoi se vrasja ishte kryer në gjendje të afektit të rëndë mendor.

Procesi gjyqësor në këtë rast tashmë është në Gjykatën e Apelit, ku pritet të shqyrtohet ankesa e prokurorit.

Geci në vazhdimësi pretendon se vrasjen e kishte kryer në vetëmbrojtje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz