back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeNga UP-ja pritet që të ndëshkojë edhe profesorët në poste politike

Nga UP-ja pritet që të ndëshkojë edhe profesorët në poste politike

Të ngjajshme

Princi William bëri një gjest të rrallë ndaj Kate

Vizita shtetërore e Presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe bashkëshortes...

Rruga drejt paqes në Ukrainë është e paqartë, thotë Trump

Rruga përpara për bisedimet e paqes në Ukrainë është...

Kina rrit praninë detare në Azi me mbi 100 anije

Kina po vendos një numër të paprecedentë anijesh luftarake...

Mustafa komenton vendimin për Listën Serbe: Hile politike mbi kurrizin e shtetit

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem...

Në këtë periudhë, kur studentët e universiteteve publike janë të angazhuar me provime, shpeshherë detyrohen të presin me orë të tëra derisa të vjen profesori i lëndës për të mbajtur provimin.

Kështu ndodhi edhe sot, me ç’rast ekipi i KTV-së qëndroi në Fakultetin e Filologjisë, departamenti i Letërsisë Shqipe, ku studentët e vitit të katërt po prisnin profesorin Kujtim Shala për provimin e caktuar.

Por, pas gjysmë ore vonesë, si rëndom provimin nuk e mban profesori Shala por asistentja e tij, Albana Mehmetaj.

Studentët megjithëse jo para kamerës, janë shprehur se Shala pothuajse asnjëherë nuk është i pranishëm në fakultet.

 

Studentët megjithëse ankohen, para kamerës janë të rezervuar kur flasin për vijueshmërinë e profesorëve në ligjërata e provime me arsyetimin se ata mund t’u hakmerren.

Për ministrin Arsim Bajrami njëri student thotë se provimet i mban, por në ligjërata shpeshherë nuk është i pranishëm.

Por, ministri Bajrami i pyetur më herët për këtë çështje, ka thënë se ai shkon me kohë në ligjërata dhe është shumë i përgatitur edhe për provime.

 

 Kryetari i unionit të Studentëve të Kosovës Arbën Mehmeti thotë se ka pasur ankesa të shumta të studentëve që janë ankuar për mosprezencën e profesorëve. Ai tha se e njëjta ndodh edhe me universitetet tjera publike në vend. Në mungesë të kuadrit sipas tij, Universiteti i Prishtinës u ndihmon universiteteve tjera me staf, por mbetet keq edhe për vete, në të shumtën e rasteve.
Universitetet tona do te ngriten ne ranglisten nderkombetare me larte, vetem atehere kur puna shkencore, kerkimore profesor-student brenda universiteteve rritet. E kjo ndodh vetem atehere kur stafi akademik obligohet te jete me orar te plote pune ne Universitet.
https://www.dailymotion.com/video/x5aswjc_nga-up-ja-pritet-qe-te-ndeshkoje-edhe-profesoret-ne-poste-politike_news
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz