back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeKomuna e Skenderajt ndan 42 hektarë subvencione për fermerët

Komuna e Skenderajt ndan 42 hektarë subvencione për fermerët

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Bordi i Drejtorëve i Komunës së Skenderajt i udhëhequr nga nënkryetari, Fadil Nura ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën ka diskutuar një varg çështjesh të rëndësishme dhe projektesh që do të realizohen gjatë vitit 2017.

Bordi në mbledhjen e sotme ndër të tjera ka diskutuar për: procesin e përzgjedhjes së drejtorëve dhe zëvendësdretorëve të disa shkollave, përgatitjet për kremtimin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, nivelin e të hyrave vetanake në fillim të vitit, përgatitjet për subvencionimin e fermerëve në mbjelljen e fidaneve të pemëve, procesin e vendosjes së numrave të adresave dhe çështje të tjera të rëndësishme.

Nënkryetari Nura ka kërkuar që shumë shpejt të nisin procedurat për ndarjen e subvencioneve në bujqësi. Komuna e Skenderajt në vitin 2017 do të subvencionojë fermerët në mbjelljen e fidaneve të pemëve.

Në bazë prioriteteve të caktuara më herët,  komuna sivjet do të subvencionojë në kultivimin e pemëve, kryeshisht në mollë dhe kumbull. Sipas parashikimeve në Skenderaj këtë vit do të mbillen 42 hektarë me fidane të pemëve, mollë dhe kumbull. Kjo do të realizohet me subvencionim nga komuna dhe pjesëmarrje të bujqve të Skenderajt.

Të Fundit

Sport

ShowBiz