BallinaRegjionaleMitrovicëPolicia, jep detaje rreth gjendjes së sigurisë në veri

Policia, jep detaje rreth gjendjes së sigurisë në veri

Të ngjajshme

President i ri, apo zgjedhje të reja? Nis seanca e Kuvendit

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka nisur seanca...

Ndeshja e vitit dhe dekadës, PSG – Bayern nëntë gola dhe shumë spektakël

Ashtu siç ishte pritur, ashtu edhe ndodhi, spektakel në...

Robotë bartës në aeroportin e Tokios

Japonia po teston përdorimin e robotëve humanoidë si punonjës...

Gjendja e sigurisë pranë murit në Mitrovicë mëngjesin e ditës së  sotme është e qetë dhe nuk ka indikacione për prishje të qetësisë dhe rendit publik.

Zyrtari për informim i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka konfirmuar për indeksonline, se sipas vlerësimeve dhe informacioneve aktuale të Policia konstaton se gjendja e sigurisë në përgjithësi është stabile dhe në suaza të parametrave të qëndrueshëm.

Ndonëse sot është raportuar se ka pasur provokime të serbeve lokal të cilët kanë dalë te muri pasi është paralajmëruar se ai do të rrënohet gjatë ditës së sotme, policia ka konfirmuar se nuk ka pasur asnjë provokim të situatës nga kushdo qoftë.

“Policia e Kosovës duke u bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore për mbajtjen e rendit, sigurisë publike, garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të të gjithë qytetarëve është duke realizuar aktivitete të vazhdueshme, rutinore në funksion të zbatimit të ligjit dhe garantimit të një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit. Të gjitha këto aktivitete janë duke u realizuar sipas orareve të rregullta të angazhimit policor”, ka thënë zëdhënësi Hoxha. /Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz