BallinaShqiptareTentuan të shkatërrojnë fushën e stadiumit, arrestohen tre shqiptar

Tentuan të shkatërrojnë fushën e stadiumit, arrestohen tre shqiptar

Të ngjajshme

Itali: Shqiptarja u godit për vdekje nga vetura pasi e çoi vajzën në shkollë

Një grua shqiptare ka vdekur në Itali. Ajo ishte goditur...

Irani pohon se lideri i ri suprem është në gjendje të mirë shëndetësore

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka thënë në...

Nga ndërmjetësuese në spektatore: Roli i Evropës në Iran

Në vitin 2015 Evropa ndihmoi për negocimin e marrëveshjes...

24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa të shqiptuara dje në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin e ditës së...

Udhëheqësi iranian është gjallë e mirë, thotë ministri i Jashtëm

Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi ka folur për...

Policia ka vënë në pranga tre persona të cilët akuzohen për një ngjarje të cuditshme e të paprecedent.
Sipas burimeve zyrtare, tre personat kanë tentuar të hyjnë në stadiumin “Sleman Stermasi” dhe të shkatërrojnë fushën aty.
“Tentuan të hyjnë në stadiumin “Selman Stërmasi”, kapen tre shtetas në flagrancë nga patrulla e Komisariatit të Policisë Nr 2″, njofton policia.
Sipas saj, më datë 04.02.2017, rreth orës 04:31, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 2, kanë konstatuar rreth 10 shtetas të cilët po tentonin të kalonin rrethimin e stadiumit “Selman Stërmasi”, ku me vete kanë patur vegla pune.
Pas sinjalizimit nga ana e patrullës kanë tentuar të shpërndahen ku dhe shumica prej tyre kanë mundur të largohen, ndërsa janë kapur në flagrancë dhe shoqëruar pranë ambienteve të Komisariatit të Policisë Nr 2, shtetasit:
– A. B., 23 vjeç, banues në Tiranë.
– M. S., 20 vjeç, banues në Tiranë.
– M. F., 20 vjeç, banues më Tiranë.
Shtetasve të lartë përmendur, gjithashtu dhe në brëndësi të rrethimit të Stadiumit, u janë konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 1 lopatë me bisht druri
– 1 kazmë me bisht druri
– 2 bel me bishta druri.
Dyshohet se qëllimi i këtyre shtetasve ka qënë dëmtimi i fushës së futbollit të Stadiumit “Selman Stërmasi”, me qëllim mos zhvillimin e aktivitetit sportiv të planifikuar për datën 05.02.2017.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave.
Stadiumi “Selman Stermasi” është bërë arenë konflikti javët e fundit pas diskutimeve për përdorimin e tij edhe nga Partizani edhe nga Tirana.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz