back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaRegjionaleDrenasLladrovci beson në pafajësinë e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj

Lladrovci beson në pafajësinë e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj

Të ngjajshme

PROFIL/ Kush janë ministrat e rinj në kabinetin e Edi Ramës

Kabineti i ri qeveritar i Edi Ramës dalë nga...

Bislimi dhe Petkoviq në Bruksel

Kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi,...

Çantat Lucky Bees – Stili i vjeshtës me çmime super të lira

Këtë vjeshtë, çantat Lucky Bees janë aksesorët që çdo...

Spanja gjobit prindërit nëse fëmijët e tyre të mitur pinë duhan

Qeveria spanjolle miratoi një projektligj të ri kundër pirjes...

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar lidhur me arrestimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinja, i cili qe një muaj është ndaluar nga autoritetet franceze.

I pari i Drenasit ka thënë se ndalimi i Ramush Haradinajt nga Franaca është shkelje e të drejtave të njeriut.

Reagimi i plotë i Ramiz Lldrovcit:

Ndalimi i ish kryeministrit Ramush Haradinaj, nga autoritetet e Interpolit francez, si pasojë e një urdhër arresti të vitit 2004, përbën një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe të drejtës ndërkombëtare.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte e drejtë dhe në pajtim me normat ndërkombëtare, ndërsa pjesëtarët e saj nuk mund të kërkohen nga shteti që ushtroi dhunë dhe gjenocid të pashembullt ndaj Kosovës në fund të shekullit XX.

Republika e Kosovës është e pavarur që nga 17 Shkurti 2008, ndërsa sovraniteti i ish Jugosllavisë ndaj shtetit më të ri në Evropë ka mbaruar më 10 Qershor të vitit 1999, dhe pas kësaj date, asnjë ingerencë e deriatëhershme, nuk vlen as për Republikën e Kosovës as për shtetasit e saj.

Është e papranueshme që në bazë të vendimeve të paligjshme nga një gjykatë të cilës i mungon kompetenca dhe juridiksioni, si ajo e Gjykatës së Qarkut në Beograd, të bëj kërkesa të tilla sepse është ndërhyrje e pashembullt politike.

Jemi thellë të shqetësuar me tendencat e Serbisë për të rikthyer tensionet në Ballkan, me veprimet që tentojnë të rivendosin vëmendjen dhe hegjemoninë serbe në këtë pjesë të Evropës, me format tjetër.

Mirëpresim lirimin sa më të shpejt të ish kryeministrit Haradinaj, të ndalur padrejtësisht. Besojmë në pafajësinë e tij ashtu siç u shpall dy herë i pafajshëm, ndërsa në të ardhmen të mos merret parasysh asnjë kërkesë nga Serbia për arrest ndaj shtetasve të Republikës së Kosovës.

 

Ramiz Lladrovci

Kryetar i Komunës së Drenasit

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz