BallinaLajmeZëvendëskryeministri Kuçi: Reforma në administratën publike prioritet vital për t’i shtyrë përpara...

Zëvendëskryeministri Kuçi: Reforma në administratën publike prioritet vital për t’i shtyrë përpara edhe reformat ekonomike

Të ngjajshme

Rama: Integrimi i Shqipërisë në BE i pandalshëm, së shpejti do të vijë lajmi i ri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se procesi...

Në gjendje të dehur dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas, i dyshuari përfundon në mbajtje

Një burrë është arrestuar në Malishevë pasi dyshohet se...

Zyrtare: Chelsea emëron Xabi Alonson

Xabi Alonso nuk ka mbetur gjatë papunë. Spanjolli, ka vendosur...

Conor McGregor rikthehet në UFC pas pesë vitesh, do të përballet me Max Holloway

Superylli i MMA-së, Conor McGregor, do të rikthehet në...

Afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës mbyllet sot

Sot përmbyllet afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës...

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, priti në takim ministren për Inovacion dhe Administratë Publike të Republikës së Shqipërisë, Mirela Harito.

Zëvendëskryeministri Kuçi tha se Qeveria e ka përcaktuar reformën e administratës publike si prioritet që është vital për t’i shtyrë përpara edhe reformat ekonomike.

“Me hartimin dhe zbatimin e procedurave administrative transparente, të qarta dhe të thjeshta, si dhe ofrimi i shërbimeve në mënyrë efektive për qytetarët, e bën administratën publike të transformohet në një mekanizëm që është më afër qytetarit dhe pro zhvillimit të bizneseve”, ka thënë zëvendëskryeministri Kuçi.

Gjatë takimit, zëvendëskryeministri Kuçi dhe ministrja Harito vlerësuan lartë nënshkrimin e planit të veprimit për zbatimin e marrëveshjes të arritur më parë për ngritjen e kapaciteteve në realizmin e reformave në fushën e mirëqeverisjes dhe administrimit publik mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Ky plan i detajuar do të shërbejë si udhërrëfyes për shkëmbimin e përvojave më të mira mes dy vendeve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz