Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka shprehur frikën se disa “akte të pamatura” të Prishtinës mund të destabilizojnë gjithë rajonin.
Daçiq i cili ndodhet në Washington, i ftuar për Lutjet e Mëngjesit, i ka shprehur shqetësimin administratës amerikane për presionin dhe gjendjen e krijuar nga Kosova, shkruan B92.
“Ne u takuam me administratën amerikane dhe e informuam për gjithë këtë situatë. Tani ajo që dëshirojmë është të krijojmë kontakt sa më parë me administratën e re amerikane dhe të flasim në mënyrë serioze mbi të ardhmen e gjithë rajonit”, tha Daçiq, transmeton lajmi.net.
Daçiq, i cili mori pjesë në Lutjet e Mëngjesit, e organizuar nga presidenti amerikan Donald Trump, ka thënë për RTS-së se ka biseduar me kongresistë dhe senatorë mbi marrëdhëniet midis Serbisë e ShBA-së, por edhe për gjendjen në Kosovë.
Ministri i Jashtëm serb theksoi se interesi i Serbisë është të ketë marrëdhënie të mira me Shtetet e Bashkuar të Amerikës, më tutje tha se shpreson se administrata e re amerikane do të tregojë mirëkuptim dhe të mos jetë si ajo e mëhershmja.