BallinaBotëBlici serb: Serbia po armatoset sikur nesër do të fillojë lufta (FOTO)

Blici serb: Serbia po armatoset sikur nesër do të fillojë lufta (FOTO)

Të ngjajshme

Trump: Marina e Iranit është reduktuar në varka të vogla me mitralozë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se nëse Shtetet...

“Përtej hekurave”

Nga Driton Fejzullahu Mbrëmë isha në Shkup, në shfaqjen me...

Musliu-Shoshi: Ambicia e Kurtit për pushtet absolut e çoi vendin në zgjedhje

Ish-deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi,...

Serbia është duke u armatosur sikur nesër do të fillojë një luftë, është titulli i të përditshmes serbe Blic, njofton Klan Kosova.

Shteti serb është pajisur me “Mig” rusë, helikopter ushtarak, madje edhe me një sistem të ri të raketave.

Serbia ka blerë tashmë edhe dy helikopterë nga Rusia – një mund të mbajë 36 pasagjerë, 24 parashutistë dhe 12 të plagosur.

Gjithashtu ka një sistem të integruar GPS, pajisjet për natën, ndërsa në Serbi këtë vit do të arrijnë dhe rreth 30 automjete luftarake “Hammer” dhuruar SHBA, vlera e të cilave shkon deri në tre milionë.

Kurse, si dhuratë nga rusët, deri në mars 2017, Serbia do të marrë edhe gjashtë aeroplanë “MiG-29”.

Po ashtu, Serbia ka blerë armë edhe nga Bjellorusia.

Politikanët në Serbi dhe analistët këtë blerje masive dhe donacione të ardhura nga disa shtete e kanë parë si hap drejt modernizimit të ushtrisë serbe.

Buk1

MiG 29

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz