back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeImami shqiptaro-amerikan i shqetësuar me vendimin e Trumpit

Imami shqiptaro-amerikan i shqetësuar me vendimin e Trumpit

Të ngjajshme

Greqia goditet nga tërmeti, nuk raportohet për dëme

Një tërmet ka goditur sot brigjet e Greqisë perëndimore,...

Londrimi rrëqethet kur dëgjon këngën e Gjestit (video)

Ditën e sotme, Londrimi e ka nisur me ritualet...

Latifi kritikon Chomskyn për lidhjet me Epstein dhe qëndrimet publike

Profesori universitar Blerim Latifi ka reaguar lidhur me figurën...

Imami shqiptaro-amerikan që jeton e vepron në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tahir Kukaj, ka thënë se me vendimin e ri të Trump vendet myslimane janë shumë të shqetësuara.

“Çdo ditë dhe çdo moment njerëzit vinin këtu, sepse ky është vend i mundësive, është një vend mikpritës, është vendi i shpresës, por tani njerëzit po ndalohen si pasojë e një vendimi. Kjo po i ndanë familjet në dysh”, ka thënë shqiptaro-amerikani Kukaj.

Edhe pse Shqipëria, prej nga është Kukaj, nuk është një nga gjashtë shtetet që Trump ka bllokuar, Kukaj thotë se vendimi e ka shqetësuar shumë, shkruan Silive.com, njofton Klan Kosova.

“Ne nuk kemi dëgjuar nga Trump që myslimanët amerikanë janë të mirëseardhur këtu. Kjo nuk është mënyra e duhur për të zgjidhur çështjen se kush po vjen në Amerikë dhe përse po vjen, ne këtë e mbështesim plotësisht, por të përjashtosh vende veç pse janë myslimane, nuk ka të bëjë me vlerat amerikane”, thotë Kukaj.

“Bota po na shikoni tani, kjo nuk ka të bëjë me të qenurit mysliman, por njerëzor. Ka shumë persona që s’janë myslimanë e jetojnë në ato vende. Trump duhet të kujdeset për sigurinë e Amerikës, por në të njëjtën kohë edhe për emrin e mirë të saj”, tha ai.

Të Fundit

Sport

ShowBiz