back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeKD: Shefi i AKI-së dha dorëheqje për shkak të korrupsionit, i implikuar...

KD: Shefi i AKI-së dha dorëheqje për shkak të korrupsionit, i implikuar edhe kryeministri

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

Koha Ditore shkruan në numrin e sotëm se dorëheqja e Agron Selimajt nga pozita e të parit të AKI-së, vjen në kohën kur emri i tij, bashkë me drejtorin e Inspektoratit të kësaj agjencie, Shkëlzen Sopjani, është përfshirë në disa akuza për keqpërdorime në AKI, ku tërthorazi është i implikuar edhe kryeministri Isa Mustafa.

Një tender prej mbi 12 mijë eurosh dyshohet se në vitin 2015 i është ndarë jashtëligjshëm – duke shpërfillur Ligjin e prokurimit – kompanisë “Makcar” të Besnik dhe Arben Mustafës, djemve të kryeministrit Isa Mustafa, për servisimin e një veture “BMË X5”.

Shkeljet janë renditur brenda një letre, që është dërguar në shtator të vitit të kaluar në adresën e kryeministrit Mustafa, nga tre punonjës të Departamentit të Auditimit të AKI-së. Gjetjet e evidentuara nga auditimi, sipas kësaj letre, nuk ishin përfshirë në raportet financiare kur ishin dorëzuar në Qeveri.

Këtë javë, portali Insajderi ka publikuar të dhëna që hedhin dyshime rreth ndarjes së një tenderi nga AKI-ja djemve të kryeministrit, Isa Mustafa.

Gjetjet rreth këtij tenderi – të cilat i posedon edhe “Koha Ditore” – janë të cekura në draft-raportin e Departamentit të Auditimit të AKI-së, por edhe në letrën dërguar Qeverisë nga punonjësit e këtij departamenti. Është konstatuar se është eliminuar konkurrenca e barabartë.

Gjatë testimit të blerjeve, auditorët kanë gjetur se në lëndën që ka të bëjë me “Riparimin dhe servisimin e veturës së blinduar BMË X5”, për të cilën AKI-ja kishte paguar 12. 122,37 euro në vitin 2015, procedura e blerjes ishte realizuar vetëm me një operator ekonomik “me arsyetimin se operatori ekonomik është i vetmi i autorizuar për ofrim të shërbimeve të kërkuara, edhe pse gjatë procesit të auditimit është konstatuar se dokumenti në të cilin është bazuar AKI-ja është lëshuar nga një kompani, e cila nuk ka qenë e autorizuar”.

“Gjithashtu, në bazë të dokumentit, operatori ende është në proces të licencimit. Eliminimi i konkurrencës së barabartë ndërmjet operatorëve ekonomikë është bërë, për shkak të mosvlerësimit të duhur të dokumentacionit të ofertës nga komisioni i vlerësimit të ofertave”, thuhet në raport.

Ky rast është përmendur edhe në letrën në formë ankese, që i është dërguar në shtator të vitit të kaluar kryeministrit Mustafa nga punonjësit e këtij departamenti. Ata janë ankuar rreth kërcënimeve, që sipas tyre ua ka bërë drejtori Sopjani për heqjen e disa shkeljeve nga draft-raporti i auditimit.

Sipas kësaj letre, punonjësit kishin pasur presion në vitin 2015 për largimin e dy të gjeturave: blerjes së telefonave “Smart” për pozita menaxheriale në shumën prej 12.612,60 eurosh, si dhe riparimin dhe servisimin e veturës së blinduar “BMË X5” në shumën prej 12.133,37 eurosh.

Sa i përket gjetjes që ka të bëjë me riparimin dhe servisimin e veturës së blinduar “BMË X5”, anëtarët e komisionit përzgjedhës në AKI kanë deklaruar se Sopjani, së bashku me drejtorin e AKI-së dhe drejtoreshën e administratës kanë bërë presion që kontrata të lidhet me një kompani të caktuar “pa i respektuar fare procedurat”.

“Arsyetimi i tyre ka qenë se kjo kompani është e vetmja e autorizuar për ofrimin e shërbimeve të tilla, edhe pse në dokumentacionin e dorëzuar nga kjo kompani figuron se ajo është në proces të pajisjes me autorizim. Kjo mund të dëshmohet me dosjen e blerjes dhe nga dëshmia e kryesueses së këtij komisioni, Sherije Jashari, e cila si kryetare e komisionit, dy herë kishte anuluar procedurat e përzgjedhjes së operatorit ekonomik, për shkak se nuk janë respektuar procedurat sipas Rregullores për mënyrat dhe procedurat e shpenzimit të mjeteve nga Fondi special operativ në AKI”, thuhet në letër.

Ishte konstatuar se kompania në fjalë ishte e vetmja e autorizuar për ofrimin e këtyre shërbimeve dhe një urdhër i tillë për vazhdimin e kësaj procedure ishte dhënë nga drejtori i AKI-së.

Arsyetimi verbal i Sopjanit, sipas kësaj letre, ka qenë se duhet të hiqet kjo e gjetur nga raporti, për shkak se “kjo na shërben që t`i rregullojmë raportet personale me kryeministrin”, derisa letra tutje pohon se “vetëm me një hulumtim të thjeshtë në internet mund të vërtetohet se ekzistojnë edhe së paku dy kompani të tjera të autorizuara për servisimin e këtij lloji të automjeteve”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz