back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmePriten edhe largimet të tjera brenda AKI-së

Priten edhe largimet të tjera brenda AKI-së

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Pas dorëheqjes së drejtorit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Agron Selimaj, një gjë të tillë pritet ta bëjë së shpejti edhe Inspektori i Përgjithshëm në këtë institucion, Shkëlzen Sopjani.

Insajderi mëson prej burimeve të veta se Sopjani do të ofrojë dorëheqjen e tij për të evituar shkarkimin ndërsa arsyeja e largimit të tij është për shkak të keqpërdorimeve të shumta në AKI.

Insajderi ka raportuar të enjten se AKI, institucion ky në varësi të kryeministrit, i kishte dhënë tender për riparimin e një veturë kompanisë që është pronë e djemve të Kryeministrit Mustafa. Sopjani dyshohet se ka ndërhyrë që ky tender t’i jepet djemve të kryeministrit.

Insajderi ka kontaktuar me Sopjanin i cili nuk ka dashur të komentojë lidhur me mundësinë e largimit të tij.

“Më tregoni ju mua”, ka thënë ai, kur është pyetur nëse do të japë dorëheqje.  Pastaj, ai ka refuzuar të përgjigjet në pyetje të tjera, para se të ndërpriste bisedën telefonike.

Të premten në mbrëmje, tashmë ish-drejtori i AKI-së, Agron Selimaj njoftoi krerët e shteti se ka dhënë dorëheqje.

Në letrën dërguar Kryeministrit Isa Mustafa dhe Presidentit Hashim Thaçi nuk janë dhënë detaje të arsyes së dorëheqjes.

Por, Insajderi kupton se ashtu sikurse Sopjanit, edhe Selimajt i është kërkuar dorëheqja në mënyrë që të shmanget shkarkimi./Insajderi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz