BallinaRegjionaleKomuna e Skenderajt i lëshon hapësirë KFOR-it slloven (FOTO)

Komuna e Skenderajt i lëshon hapësirë KFOR-it slloven (FOTO)

Të ngjajshme

Lista Serbe: Nga e hëna nis procedura për pajisjen me dokumente të Kosovës

Lista Serbe ka njoftuar se, pas asaj, siç thonë...

Gjendet i vdekur një i moshuar në Prizren

Një 81-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë...

Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Kosova e 16-ta

Nëse lumturia do të ishte një garë olimpike, vendet...

LVV-së i “digjen” nënshkrimet për presidentin

Ndonëse deputetët e Kuvendit kishin dështuar ta zgjedhin presidentin...
Komuna e Skenderajt falë bashkëpunimit me institucionet e sigurisë dhe në veçanti me KFOR-in i ka dhënë këtij të fundit hapësirë në shfrytëzim. Vendimi për krijimin e një hapësire publike për KFOR-in është marrë nga Nënkryetari i Komunës së Skenderajt me qëllim të vazhimit të bashkëpunimit të ngushtë me këtë institucion të sigurisë në Kosovë.

Në ceremoninë e organizuar më rastin e inagurimit të kësaj hapësire kanë marrë pjesë udhëheqës të institucioneve lokale, OJQ-ve, shoqatat e dalura nga lufta e UÇK-së, mekanizmave të tjera civile dhe të sigurisë, përfaqësues të Bashkësisë Islame dhe përfaqësues të  komuniteteve minoritare.

Në fjalën e rastit të mbajtur më këtë rast, Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura ka thënë se bashkëpunimi i Komunës së Skenderajt me institucionet që ofrojnë siguri për qytetarët e Skenderajt është shumë i mirë dhe i frytshëm, dhe kjo ka rezultuar me nivelin e lartë të sigurisë . Ai ka lavdëruar punën që po bënë KFOR-i në ofrimin e sigurisë dhe në aspekte të tjera të bashkëpunimit.  Sipas Nënkryetarit Nura Komuna e Skenderajt më shumë kënaqësi i ka ofruar LMT-së hapësirën për punë në një objekt publik në pronësi të Komunës së Skenderajt.

Ndërsa, Nënkolonel Franc Kaliç, komandant i kontigjentit të KFOR-it slloven e ka falenderuar Komunën e Skenderajt dhe në veçanti Nënkryetarin Nura për mundësinë që i ka dhënë KFOR-it në shfrytëzimit e kësaj hapësire. Ai më tej shtoj se zyra e LMT-së në Skenderaj do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët e Skenderajt dhe organizatat e institucionet e tjera.

Në cermoni mori pjesë edhe Komandanti i Detaçmentit të Përbashkët Regjional-Qendër, kolonel Francesco Randacio. Ai e falenderoi personalisht Nënkryetarin Nura për mundësinë që i ka dhënë KFOR-it në shfrytëzimin e hapësirës për nevojat e tij. Koloneli Randacio foli edhe për rëndësinë që ka bashkëpunimi i KFOR-it me institucionet e Skenderajt në fushën e ofrimit të sigurisë dhe bashkëpunimit të ndërsjell. Sipas tij kjo zyrë që nga sot do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët e Skenderajt  pa dallim etnie e feje.

Shiritin inagurues të zyrës së LMT-së në Skenderaj e prenë Komandanti i Detaçmentit të Përbashkët Regjional-Qendër, kolonel Francesco Randacio dhe Nënkryetari i Skenderajt Fadil Nura.  Zyra e LMT-së e inaguruar sot gjendet në ish-objketin e TMK-së në qytetin e Skenderajt.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz