Drejtori i Shkollës së Mesme të Mjekësisë, “Dr Xheladin Deda” në Mitrovicë, Gani Rama, sot ka denoncuar një rast, që sipas tij, është kërcënuar me vrasje nga ish drejtori i Drejtorisë komunale për Arsim në Mitrovicë, Pajazit Hajzeri.
“Sot në mëngjes pas ardhjes në punë më thirri vëllau dhe më njoftoj rreth një kërcënimi që ma kishte bërë ish drejtori i Drejtorisë për Arsim në komunën e Mitrovicës, Pajazit Hajzeri, për motivet të cilat vetëm ai i dinë, se gjoja unë tek jam ai njeriu apo drejtori i shkollës që ata e paskam lënë dy herë pa punë. Kjo nuk qendron, për faktin e ditur se unë nuk kam kompetencë të marrë vendime të tilla. Të gjitha këto janë vetëm sa për të thënë dhe trilluar diçka, por ai duhet ta dijë se drejtori i shkollës nuk e ka atë kompetencë, ani pse ai e ka ditur mirë se ai ka qenë drejtor politik i një koalicioni dhe nuk është Gani Rama që e ka bë apo prish atë koalicion”, tha drejtori Gani Rama.
Gani Rama
Drejtori Rama ka thënë se kërcënimi më vrasje është i mjatueshëm që organet e drejtësisë dhe policisë të merren më këtë rast, të cilin thotë se së bashku me vëllaun e tij, Bedri Rama, e kanë paraqitur në polici.
“Pajazit Hajzeri vëllaut tim i ka thanë: ‘A je në dijeni se qe dy herë vëllau yt më ka lënë pa punë dhe tash edhe gruan po don me ma lënë pa punë’, por në fund ish drejtori i DKA-së i ka thënë vëllaut tim se do të ketë edhe vrasje në qoftëse ndodh kjo”, deklaroi Gani Rama, Drejtor i Shkollës së Mesme të Mjekësisë, “Dr Xheladin Deda” në Mitrovicë.
I pyetur se a ndihet i kërcënuar, ai ka thënë: “Unë nuk dua t’i iku asaj që unë dua të jetoj e punoj, por trimat nuk mundemi me i ndalë, ndërsa unë këtu jam për çdo mëngjes në vend të punës “.
Pajazit Hajzeri
Veriu.info ka kontaktuar me ish drejtorin e DKA-së, Pajazit Hajzeri, i cili e ka mohuar ta ketë kërcënuar drejtorin e Drejtorin e Shkollës së Mesme të Mjekësisë, Gani Rama.
“As nuk e kam kërcënu kon e as nuk më ka kërcënu kush në jetën time. Nuk është e vërtetë një gjë e tillë, sepse nuk ma lejon as etika morale e as profesionale. Nuk ka të vërtetë asgjë”, deklaroi Pajazit Hajzeri për Veriu.info.
Në anën tjetër, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka treguar se në polici ka pas ankesë për këtë rast, por ka thënë se nuk ka pasur elemente për t’u inicuar procedurë.
“Në polici ka ardhur një informacion i çështjes në fjalë, por pas shqyrtimit dhe konsultimit me prokurorin e rastit atëherë nuk ka pas elemente për t’u inicuar procedurë për vepër penale”, ka thënë zëdhënësi Zahiti për Veriu.info.