back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeLimaj: Ta prekësh Haradinajn është të prekësh themelet e shtetit

Limaj: Ta prekësh Haradinajn është të prekësh themelet e shtetit

Të ngjajshme

Daut Haradinaj: AAK dhe LDK patën komunikim për listë të përbashkët

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut...

Haradinaj: Asnjë lëvizje në luftë nuk është bërë pa miratimin e SHBA-së

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se gjatë...

Çfarë po ndodh me Liverpulin? Sunderland hesht ”Anfieldin”

Sunderland ka kaluar në epërsi ndaj Liverpulit. Chemsdine Talbi heshti...

Sami Kurteshi sulmon keq mediat – Gazetarët i quan “vrasës me pagesë”

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, ka...

Po vjen koha e Ramush Haradinajt, tha kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj në protestën në mbështetje të Ramush Haradinajt, i cili po mbahet në Francë, pas ndalimit në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të Serbisë.

Limaj, tha se të prekësh Haradinajn është të prekësh themelet e shtetit të Kosovës, derisa u shpreh i habitur se si, ekzekutuesit e politikave të Millosheviqit, po luajnë me lirinë e Kosovës.

“E keni tepruar dhe më nuk mund të luani me Kosovën. Është e habitshme se si dy nxënësit, ezkekutuesit e politikës së Millosheviqit, po luajnë me lirinë e Kosovës.Është fyese për secilin vend demokratik. Boll më se e keni tepruar. Mos luani me Kosovën. Me prek Ramush Haradinajn, është me i prek themelet e shtetit”, tha ai.

Limaj tha se nëse ai e Haradinaj i janë përgjigjur drejtësisë ndërkombëtare, nuk janë të gatshëm ta ulin kokën para xhelatit, duke aluduar në Serbinë.

“Nëse i jemi përgjigjur drejtësisë, s’do të thotë se jemi të gatshëm ta ulim kryet para xhelatit. Me Vuçiqin duhet të flasim me gjuhën e tij. Nuk mund të lejojmë që shteti yne të fyhet nga pasardhësit e Millosheviqit”, tha ai. /Periskopi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz