Organizuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi dhe Komuna e Skenderajt sot në Turiqec është mbajtur tubim përkujtimor kushtuar heroit Haki Imeri. Në këtë ngjarje përveç Presidentit Thaçi kanë marrë pjesë edhe Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, Kryesuesi i Kuvendit komunal të Skenderajt Ismet Salihu, mëshimdhënës, veteranë të arsimit bashkëveprimtarë të Hakiut dhe qytetarë të tjerë, transmeton Drenica Press.
Në fjalën e tij kushtuar heroit Haki Imeri, Presidenti Thaçi ka lavdëruar figurën e këtij mësimdhënësi të dallua, patrioti të spikatur, si dhe veprimtari të dalluar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ai më tej ka shtuar se Hakiu rrjedh nga një familje me traditë të hershme partiotike, me fisnikëri dhe ndershmëri, vyrtyte këto të trashëguara edhe nga heroi. Presidenti Hashim Thaçi më këtë rast e ka nderuar heroin Haki Imeri, me urdhrin Hero i Kosovës, të cilin në e mwër të familjes e ka pranuar Imer Imeri.
Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nuar ka folur për kontributin e Haki Imerit në fushën e arsimit të brezave të rinj, si dhe për veprimtarinë patriotike të tij, duke çmuar lartë nderimin që po i bënë këtij personaliteti Presidenti Thaçi. Z. Nura tha se Komuna e Skenderajt duke respektuar veprimtarinë patriotike dhe intelektuale të Haki Imerit, një rrugë të fshatit të tij të lindjes, me vendim të Kuvendit komunal, e ka emërtuar HAKI IMERI.
Për veprimtarinë e Hakiut në fushën e arsimit ka folur edhe drejtori i shkollës “Abedin Rexha “ në Turiqec, Fadil Beqa, si dhe ish-mësuesi i Hakiut Aziz Abazi, i cili ka evokuar kujtim e nga jeta e heroit dhe vlerat e tij intelektuale.
Në fund të këtij tubimi përkujtimor ka folur edhe i vëllai i heroit Imer Imeri, i cili e ka falenderuar Presidentin Thaçi, institucionet e Komunës së Skenderajt për organizimin e kësaj ngjarjej dhe të gjithë të pranishmit për nderimin që po i bëjnë Hakiut.
Paraprakisht Presidenti Thaçi i shoqëruar nga një delegacion i Komunës së Skenderajt ka bërë homazhe pranë varrit të heroit, në Vajnik të Skenderajt.