BallinaLajmeTopi përgëzon Thaçin për reagimin për trenin

Topi përgëzon Thaçin për reagimin për trenin

Të ngjajshme

Situata në Iran, Jasir Asani: Shpresoj të qetësohet gjithçka dhe të kthehemi!

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani i ftuar...

Kur nuk shënon, pëson! Lecce e Ramadanit merr një fitore të artë në udhëtim

Skuadra e Lecce ka shënuar fitore 2:3 ndaj Sassuolos...

Përmirësoni shëndetin mendor përmes fitnesit

Të gjitha llojet e aktiviteteve që mund të ndihmojnë...

Presidenti i Kosovës ka falënderuar ish-presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi për vizitën dhe për kontributin e tij për Shqipërinë dhe Kosovën.

“Jam dëshmitar i angazhimit tuaj personal për Kosovën. Shteti ynë dhe qytetarët tanë ju jemi përherë mirënjohës për kontributin tuaj”, ka thënë presidenti Thaçi gjatë takimit.

Nga ana tjetër, ish-presidenti shqiptar, Bamir Topi, tha se është ndjerë mirë në çdo takim me presidentin Thaçi.

“Ju jeni shembull me përvojën tuaj në politikë. Ju përgëzoj për reagimin prej burrështetasi në çështjen e trenit”, u shpreh ish-presidenti Topi, transmeton Klan Kosova.

Presidenti Thaçi theksoi se Kosova vazhdon të konsolidohet si shtet.

“Thirrjeve për luftë dhe mure e ndarje u përgjigjemi me thirrje për paqe, dialog dhe integrime euroatlantike”, përfundoi Thaçi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz