BallinaLajmeTreni rus niset për në Kosovë

Treni rus niset për në Kosovë

Të ngjajshme

Ekstradohet në Kosovë personi i arrestuar në Kroaci me urdhërarrest ndërkombëtar

Një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet...

Kanosi vëllain dhe iu gjet marihuanë, përfundon në pranga kaçanikasi

Një person është arrestuar paraditen e djeshme në Kaçanik,...

Kaçanik: Kanosje ndaj vëllait dhe posedim narkotikësh, i dyshuari përfundon në mbajtje

Një person është arrestuar në Kaçanik nën dyshimin se...

Inflacioni 7,5% në Kosovë, ekonomistët: Po bëhet “kancer” për ekonominë

Shkalla vjetore e inflacionit në muajin prill ka arritur...

Një vajzë raportohet e zhdukur në Prizren, policia nis hetimet

Policia e Kosovës po heton një rast të zhdukjes...

Treni rus, i dekoruar nga jashtë me simbole të shtetit të Serbisë, ndërsa nga brenda me ikonografi të Kishës Serbe, do të hyjë sot (e shtunë) në Kosovë, pa leje të institucioneve vendore. Derisa Marko Gjuriq thotë se me trenin synon t’i bashkojë pjesët e “vendit të tij”, Faruk Mujka, nënkryetar i Mitrovicës, vlerëson se hyrja e trenit rus në Kosovë cenon drejtpërdrejt sovranitetin e vendit, shkruan sot gazeta Zeri.

Treni rus, i dekoruar nga jashtë me simbole të shtetit të Serbisë, respektivisht me flamurin serb, ndërsa nga brenda me ikonografi të kishës serbe, niset sot (e shtunë) nga Beogradi për në Kosovë. Në Mitrovicë, shqiptarët vlerësojnë se në njëfarë forme, nëpërmes këtij treni që ia ka falur Serbisë, Rusia simbolikisht po hyn në Kosovës dhe në këtë mënyrë bashkë me Serbinë po shkel sovranitetin e shtetit të Kosovës.

Ndonëse do të jetë vetëm një udhëtim promovues në vijën hekurudhore Beograd – Mitrovicë, të shtunën, në ditën e parë të Vitit të Ri Serb, Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë ka paralajmëruar se linja testuese hekurudhore Beograd – Mitrovicë do të vendoset nga 20 janari deri më 26 shkurt, e më pastaj do të vendoset nëse kjo linjë do të jetë e rregullt. Treni niset nga Beogradi në ora 8:30 minuta, të shtunën, ndërsa nga Mitrovica në orën 10:40 minuta.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz