BallinaLajmeEdita Tahiri kërkoi nga BE-ja që ta ndal trenin ilegal të Serbisë

Edita Tahiri kërkoi nga BE-ja që ta ndal trenin ilegal të Serbisë

Të ngjajshme

Arsenal armësh dhe uniformë ushtarake zbulohen në një objekt të pabanuar në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka sekuestruar armë dhe pajisje ushtarake...

E diela me mot të vranët në Kosovë

Sot (e diel), vendi ynë pritet të përfshihet nga...

Policia sekuestron armë dhe pajisje ushtarake në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka sekuestruar armë dhe pajisje ushtarake...

Sulmuan fizikisht policët, arrestohen dy burra në Pejë

Dy persona janë arrestuar nga policia e Kosovës, pasi...

Bullgaria shpallet fitues i Eurovisionit

Bullgaria është shteti që fitoi vendin e parë në...

Ministrja Edita Tahiri kërkoi nga BE-ja që ta ndal trenin ilegal të Serbisë në shtetin e Kosovës, të cilin Serbia e ka paralajmëruar për nesër, si një provokim të radhës për destabilizimin e situatës në Kosovë.

Serbia po vazhdon me provokime të rënda ndaj Kosovës në kundërshtim me frymën e dialogut të Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore mes dy shteteve.

Paralajmërimi i bërë për të lansuar linjën e re ilegale Beograd – Mitrovicë që nga dita e nesërme, është një ndërhyrje agresive në sovranitetin shtetëror të Kosovës dhe një dëshmi tjetër se Serbia po dëshiron ta destabilizojë Kosovën, ka theksuar ministrja Tahiri.

Serbia po bëhet rrezik për paqen dhe stabilitetin në rajon, dhe faktori ndërkombëtar duhet ta ndal Serbinë.

Serbia ka agjenda të rrezikshme, që duhet të na shqetësojnë të gjithëve, edhe Kosovën edhe partnerët ndërkombëtar. Tashmë ky është një provokim i hapur kundër Kosovës, që tregon se Serbia ka dalur hapur me politika agresive që kërcënojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe sigurinë nacionale të saj, deklaroi ministrja Tahiri.  /Drenica Press/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz