back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmePropozohet heqja e pikave doganore mes Shqipërisë e Kosovës

Propozohet heqja e pikave doganore mes Shqipërisë e Kosovës

Të ngjajshme

Nis Kuvendi i LDK-së, pritet të vendoset për fatin e Lumir Abdixhikut

Ka nisur punimet Kuvendi i LDK-së. Në këtë Kuvendi,...

E dhimbshme: Vdes ish-luftëtari i UÇK-së, Muhamet Bushi

Ka ndërruar jetë ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Abdixhiku: Do të dëshiroja që kjo ditë të shënohet me maturitet politik, me debate të hapura

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku para...

Ndikim minimal ekonomik kanë pasur jo pak mbledhje të përbashkëta të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Ende ka barriera të procedurave doganore, për të zhvilluar tregtinë mes Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa politikat subvencionuese që qeveri të ndryshme të rajonit aplikojnë për sektorë të veçantë, e kanë bërë tregun shqiptar jokonkurrues në rajon, shkruan sot Koha Ditore.

Ky ka qenë shqetësimi që ka ngritur kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, të premten në Tiranë.

Drejtuesit e OEK-ut dhe ata të Dhomave të Tregtisë e Industrisë të Tiranës (DHTI) kanë propozuar përgatitjen e kushteve për heqjen e pikave doganore mes Shqipërisë e Kosovës.

Në funksion të kësaj Oda Ekonomike e Kosovës dhe Dhoma e Tregtisë dhe e Industrisë në Tiranë kanë themeluar të premten, në Tiranë, Zyrën e Bashkëpunimit të Biznesit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz