BallinaLajmeThaçi merr përkrahje nga Senati Amerikan për Forcat e Armatosura dhe për...

Thaçi merr përkrahje nga Senati Amerikan për Forcat e Armatosura dhe për anëtarësimin në Partneritetin për Paqe të NATO-s

Të ngjajshme

Hysaj në dyshim për ndeshjen ndaj Polonisë?

Kombëtarja shqiptare ka marrë një lajm të keq para...

Bëhet xheloze për Selin? Kriset raporti mes Brikenës dhe Mateos

Brikena Selmani dhe Mateo Borri kanë pasur një përplasje...

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një vizitë zyrtare, mbrëmë është takuar edhe me Kryesuesin e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan, senatorin Bob Corker.

Presidenti Thaçi dhe senatori Corker kanë biseduar për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.

“Diskutuam për nevojën për rol udhëheqës të ShBA-së në Kosovë dhe në rajon, sepse vonesat e Bashkimit Evropian po krijojnë vakum të cilin po e shfrytëzojnë aktorë të tjerë”, është shprehur presidenti Thaçi.

Nga ana tjetër, Kryesuesi i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin amerikan, senatori Bob Corker, ka rikonfirmuar përkrahjen e ShBA-së për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, për anëtarësimin e Kosovës në Partneritetin për Paqe të NATO-s dhe ka shtuar se Kosova po luan një rol të rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz