Cristiano Ronaldo është shpallur nga FIFA si futbollisti më i mirë i vitit 2016
Ylli i Real Madridit dhe Portugalisë, Cristiano Ronaldo është shpallur nga FIFA si futbollisti më i mirë i vitit 2016, duke mposhtur kështu konkurrencën e Leo Messit dhe Antonie Griezmann.
Në këtë ceremoni të organizuar nga FIFA, nuk morën pjesë futbollistët e Barcelonës, të cilët u arsyetuan se kanë një ndeshje të rëndësishme ndaj Bilbaos në Copa del Rey.
Mungesën e tyre e arsyetoi Ronaldo.
“Unë e kuptojë plotësisht pse futbollistët e Barcelonës nuk janë këtu”, tha Ronaldo pasi mori çmimin.
Kujtojmë se edhe Ronaldo në vitin 2011 nuk kishte marrë pjesë në ceremoninë e Topit të Artë, të cilin e kishte fituar Leo Messi. /Express/