back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaSportKy është mbreti i golave në Evropë, para katër vitesh punonte në...

Ky është mbreti i golave në Evropë, para katër vitesh punonte në fabrikë (Foto/Video)

Të ngjajshme

“Dramë” në kryeqytet, Prishtina dhe Drita ndajnë pikët

Skuadra e Prishtinës dhe ajo e Dritës kanë ndarë...

Fehmi Kupina: Kaltër e bardhë përjetësisht për Prishtinën tonë

Kryetari i Lidhjes për Prishtinën, Fehmi Kupina, ka shprehur...

Turqia po fiton ndaj Gjermanisë pas pjesës së parë

Turqia e ka mbyllur në epërsi pjesën e parë...

Vreshtarët e Rahovecit ankohen për çmimin e ulët të rrushit të verës

Pavarësisht pasionit dhe trashëgimisë ndër breza për ta kultivuar...

Në vitin 2011 punonte në fabrikë, dhe luante futboll si amator, por duke shënuar aq shumë gola sa kishte tërhequr vëmendjen e djalit të Sir Alex, Darren Ferguson që e bleu dhe e bëri profesionist.

Ai kaloi pastaj në Ligën Premier ku nënshkroi me Crystal Palacen dhe sot luan me Newcastle në Championship, është duke bërë çmendurinë me gola.

Mauro Icardi? Gonzalo Higuain? Cristiano Ronaldo?  Jo, asnjëri prej këtyre super-golashënuesve nuk mund të marrë titullin e super –sulmuesit me më shumë gola në Evropës.

Në fakt ky titull shkon për një futbollist më pak të famshëm dhe gati të panjohur.

Sulmuesi i frikshëm është Dwight Gayle, futbollisti i Newcastle të Rafa Benitez, që luan në Championship.

Jeta e 26 vjeçarit është edhe një tregim në vete që në vitin 2011 luante si amator.

Në të njëjtën kohë ai punonte në fabrikë me orar të plotë.

Dwight Gayle ka shënuar 19 gola në 23 ndeshje, si askush tjetër me fanellën e Newcastles.

Prezantimi te Newcastle

26-vjeçari anlez ka çuditur të gjithë, duke u ngjitur në krye të golashënuesve të Evropës, me aq shumë gola të shënuar sa që po udhëheqin Newcastle në rrugëtimin drejt rikthimit në Ligën Premier.

Ai ka shënuar 40% të golave të shënuar të skuadrës bardhezi. Newcastle aktualisht ka realizuar 48 gola, në 19 raste, golat mbajnë firmën e tij.

I çmendur pas golit

Futbollisti amator ka luajtur në divizionin e nëntë të kampionatit anglez, me fanellën e Stansted, ndërsa shumë shpesh paratë qoi fitonte në fabrikë paguante ndonjë gjë për klubin.

Ai ra në sy të djalit të Sir Alex Ferguson, që ishte trajner te Peterborough.

Gëzim pas njërit pas 19 golave

Nën regjinë e Darren Ferguson, ia shënoi hiq më pak se 13 gola dhe fitoi një transferim te Cristal Palaca në Ligën Premier.

Ai ka luajtur për tre vite në Ligën Premier me shumë sukses ku ën 74 ndeshej shënoi 25 gola.

Me ardhjen e Cristian Bentekes te Palace erdhi oferta e Newcastle ku Gayle nuk hezitoi dhe kaloi për 12 milionë euro.

Ai sot është mbret i golit në Evropë. /Telegrafi/

Golat e tij

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz